Avokati i njohur Spartak Ngjela rrëfeu sot për herë të parë në rubrikën ‘Opinion’ luftën e tij me flamën.
Në një lidhje skype Ngjela tha se tashmë është negativizuar, ndërsa shtoi se virusin e kaloi në shtëpinë e tij dhe lehtë. Mes të tjerash avokati pohoi se ishte infektuar me pasi kishte bërë vaksinën. Ndër të tjera ai tha se shumë pak njerëz të politikës e dinin.
“Shumë mirë jam. Kam përfunduar të gjitha. Dal, bëj, por ruhem nga korentet ende. E kalova në shtëpi. Isha post-vaksinë. 2-3 ditë pata shqetësim, kisha medikamente. Kisha pak temperaturë. Kam përshtypje që e kaluan edhe masën mjekët me përkujdesjen.
Kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë se ka ditur kam përshtypjen. Kush më pyeti e thoja. I thoja në raport me veten time se nuk gënjej. Jo jo, s’kam pasur lidhje politike me ish-kryeministrin, por profesionale, medicinale (Me Bashën). Tani mund të hapet linja, pasi nuk e kanë ditur. As ju nuk e dinit.”, tha ai.