osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Artistja e njohur Liliana Çika rikthehet në Tiranë me ekspozitën e saj personale me skulptura dhe piktura: Qendra e krijimitarisë, gruaja…

Artistja e njohur Liliana Çika rikthehet në Tiranë me ekspozitën e saj personale me skulptura dhe piktura: Qendra e krijimitarisë, gruaja…

Prej të shtunës mbrëma, brenda hollit të Muzeut Historik Kombëtar do të gjeni disa “xhevahire”, veprat artistike të skulptores dhe piktores së njohur Liliana Çika. Edhe pse muzeu shfaqet hijerëndë, i ftohtë dhe i sertë, mund të themi fare mirë se me instalimin e veprave të Lilit nisi jeta, ajo e ngjyrave, prej nga buron e gjithë energjia e artistes.

E njohur për stilin e saj të veçantë, Lili e vendos fokusin e saj tek universi i gruas dhe veprat që e përfaqësojnë flasin për gruan, të portretizuar herë mes dhimbjes dhe herë gëzimit, emocioneve më të thella të përcjellë përmes ngjyrave si bluja, e verdha, por ku mbizotëron e kuqja, si pjesë e pandarë e nudove të saj.

Kur e pyet Lilin nëse ka ndonjë pikturë të saj të preferuar, nuk nguron të përgjigjet menjëherë se është “Dasma Shkodrane”, ku artistja ka portretizuar familjen dhe në qendër janë vendosur prindërit. Në ekspozitën e artistes janë instaluar vepra që përcjellin jetë, e që i japin jetë edhe skulptores, e cila prej 15 vitesh lufton me sëmundjen e Parkinsonit, pas humbjes së djalit të saj 22 vjeçar.

E rrethuar nga koleg dhe miq, kritikja e artit Suzana Varvarica, e cila është njëkohësisht dhe kuratorja e ekspozitës, veçon modernizmin tek Lili, i shquar edhe nga kritiku i njohur italian Vittorio Sgarbi. Varvarica sqaron për pjesëmarrësit, se kjo ekspozitë përshkruan gjithë jetën e artistes.

E ka nisur fëmijë, me vizatime në oborrin e shtëpisë në Durrës, teksa ëndërronte të bëhej piktore. Më pas, me telajo të bardhë, ngjyra të vërteta dhe me ndihmë profesionale nga mësuesit. Por rrugës së artit, teksa rritej, Liliana Çikës (Kosturi) diktatura i lejoi vetëm skulpturën. Pas kësaj dege të imponuar nga Komiteti Qendror i Rrethit, asaj nuk i ngelej gjë tjetër veçse të prekte format dhe t’i ndiente ato, por pa braktisur asnjëherë pikturën, të cilën artistja shprehet se e adhuron.

Pas humbjes së djalit, Liliana e gjeti forcën për ta mposhtur dhimbjen dhe sëmundjen e shfaqur përmes skulpturës dhe telajove, ku dy ekspozita ja dedikoi të birit. Në krijimet e saj artistike, Lili ka në qendër gruan, nënën… por jo pak herë ajo frymëzohet nga figura mashkullore, si bashkëshorti i saj dhe djali Helis, pasi për skulptoren familja është baza e jetës, e si duket dhe muza e saj.