Sali Berisha ka treguar sot nga Pogradeci dhe janë mbledhur 4,200 firma për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.
Berisha u shpreh se nesër firmat do të dorëzohen zyrtarisht dhe këtë e quan një lajm të keq për Lulzim Bashën, të cilit i bëri thirrje që të përulet dhe të dëgjojë demokratët.
“Për sa i përket peng kryetarit kam një lajm shumë të hidhur për të, por një lajm shumë të mirë për të gjithë ju. Nesër dorëzohen 4 mijë e 200 firma për Kuvendin Kombëtar. I them kryetarit pa parti: Përkulu para anëtarëve të partisë demokratike.
4200 kanë firmosur, por 10 mijë të tjerë do të vijnë, do të jetë festa më e madhe e Partisë Demokratike, do të jetë triumfi i saj, do të rikthehet më e fortë se kurrë. Rroftë Partia Demokratike, rrofshi ju, rroftë Shqipëria”, u shpreh Berisha.