Një shfaqje që flet për dheun, për tokën dhe për respektin që duhet të tregojmë për natyrën. Do të ketë edhe hamam, hare në kërcim.
Këto janë detajet që ndau me gazetarët koreografi Julind Dervishi, ndërsa na ftoi ta ndiqnim baletin “Humus”. Ishte premiera e kësaj fundjave në teatrin e operas edhe baletit.
Dheu ishte elementi kryesor, kjo ishte e kuptueshme. Por, mënyra se si përdorej ky element dukej i ngjashëm me një shfaqje tjetër baleti, vendosur në skenë rreth 5 vite më parë nga një kompani baleti që quhet Vertigo. Shfaqja e tyre titullohet “One”, e jona “Humus”.
Muzika orientale nuk mungonte në të dyja shfaqjet. Sigurisht nuk ishte e njëjta, por hareja që premtoi koreografi po.
Këtu në ‘Humus’ nga Julind Dervishi, në Teatrin e Operas dhe Baletit gjithsesi viktimën nuk e lë me fytyrë nga dheu, ndërsa në këto pamje të shfaqjes ‘One’ nga Noa Wertheim si koreograf, personazhi zhyt fytyrën në dhe.
Me disa elementë të përbashkët, nisur nga përmbajtja, lëvizjet e njëjta, kovat me dhe, ngritja e pluhurit apo përzgjedhja e muzikës, mos ndoshta kemi të bëjmë me një plagjiaturë?