Juristi Romeo Kara ka reaguar në rrjetet sociale pas deklaratës së ministres së Bujqësisë, Frida Krifca për ngritjen e ‘Akademisë së Barinjve’ dhe panelet diellore në stane.
Me ironi Romeo Kara shkruan se pasi çobanët të certifikohen si profesionistë, ata mund të bëhen edhe lider politik, duke qenë se janë të specializuar në drejtimin e tufave të deleve.
Postimi i plotë:
Per momentin ne kemi:
Akademine e Policise;
Akademine e Arteve dhe
Akademine e Sporteve.
Sigurisht qe currikulat Akademise se Çobaneve do te bazohen tek ato te tre akademive te mesiperme, pasi çobanit modern do t’i duhet patjeter formimi akademik i hetimit dhe ruajtjes se rendit, renies se fyellit dhe ngjitjes se maleve.
Ne perfundim, çobanet mund te çertifikohen njekohesisht edhe per lidere politik, duke patur parasysh se, ata do te jene te specializuar pikerisht per drejtimin e tufave te deleve.
Sipas tradites 30-vjecare politike, çobanet e ardhshem do te preferohet te vijne vetem nga rraca e ujqerve dhe e qenve te terbuar.
Melçite duhet te zbukurojne vetem qafat e tyre.
Kryetar i pare i Akademise, sugjeroj te zgjidhet Fahriu, pasi eshte i vetmi qe e ndjen erën e mishit te pjekur nga tre kilometra si dhe zoteron deri ne art, vënien e deleve ne gjume apo lepirjen e tyre kur terbohen nga majaselli.