osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Debatet për zgjatjen e vetingut, PS dërgon pyetjet në Komisionin e Venecias, Komisioneri Publik përgatitet të dorëzojë detyrën në qershor

Debatet për zgjatjen e vetingut, PS dërgon pyetjet në Komisionin e Venecias, Komisioneri Publik përgatitet të dorëzojë detyrën në qershor

Mazhoranca ka përshpejtuar lëvizjet për zgjatjen e afateve të vetingut.

Edhe pse Partia Demokratike nuk ka rënë dakord për të dhënë votën pro nismës, socialistët duken të vendosur për ta përmbushur atë. Këshilli i Legjislacionit të premten ra dakord që të merret një mendim nga Komisioni i Venecias.

Ishte kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili dje deklaroi se pyetjet për Komisionin e Venecias tashmë janë dërguar. Në një komunikim për mediat, i pyetur lidhur me abstenimin e deputetit socialist Fatmir Xhafaj në komision, Balla tha se nuk ka mungesë dakordësie thjesht është diskutuar pasi Xhafaj ka një kontribut të rëndësishëm në draftimin e reformës në drejtësi.

Balla tha se Xhafaj ka menduar se kishte një opinion nga Venecia për këtë çështje më përpara, por sipas Ballës është rënë dakord për një opinion të ri. “Nuk ka mungesë dakordësie fare. Xhafaj ka dhënë kontribut të rëndësishëm në draftimin dhe çuarjen para të reformës në drejtësi. Kemi pasur një diskutim së bashku.

Ai mendon se ka pasur një opinion për këtë më parë nga Komisioni i Venecias. Por, kemi rënë dakord të ketë një opinion të ri, sepse ka sensibilitet për këtë çështje. Pyetjet për Komisionin e Venecias janë nisur që të shpëtojmë sa më shumë kohë”, deklaroi Balla. Kreu i Grupit Parlamentar të PS pas takimit që zhvilloi me Reporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, deklaroi se do të vijojë puna për intensifikimin e përpjekjeve për të çuar përpara reformat.

Balla theksoi se u diskutua për çështjet që lidhen me reformën në drejtësi, ecurinë e saj, si dhe nevojën e dakordësisë së të gjitha palëve për zgjatjen e afateve të organeve të vetingut deri në dhjetor 2024. Sipas tij, kjo nuk është një çështje politike por nevojë emergjente që palët të bien dakord jo si nevojë e një marrëveshjeje politike, por edhe e ekspertëve që japin sugjerime.

Komisioneri Publik dorëzon detyrën në qershor

Nga ana tjetër, në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve është diskutuar mbi buxhetin për institucionet e vetingut si dhe komisionerëve publikë.

Përfaqësuesit e komisionerëve publikë gjatë mbledhjes u shprehën se buxheti është parashikuar për 6 muaj duke marrë parasysh se komisionerëve publikë iu mbaron mandati në qershor të 2022. Ç’ka tregon se komisioneri publik në qershor përgatitet për të dorëzuar detyrën.

“Fondin e pagave e kemi llogaritur të plotë vetëm për 6 muaj, po ashtu kemi pasur kujdes të bëjmë parashikime mbi shtesat mbi pagë për njësitë që ligji i parashikon. Komisioneri Publikë ka qenë i kujdesshëm t’i ketë parasysh këto 2 dispozita, njërën që flet për mbarimin e mandatit dhe tjetra për situatën tranzitore. Ne kemi parashikuar buxhet vetëm për vitin 2022. Për vitin tjetër është parashikuar më pak se gjysma”, thanë përfaqësuesit e institucionit të komisionerëve publikë.