Artan Hoxha ka komnetuar rastin e grabitjes dhe dhunimit të biznesmenit Nazim Çangu, në fund të muajit tetor në Nikël.
Hoxha tha se rasti në fjalë është një ngjarje e rëndë dhe se autorët e kanë njohur dhe e dinin shumë mirë kush ishte biznesmeni Nazim Çangu.
Më tej, ai theksoi se kanë lidhje edhe me grupin “hijet e natës”, që sipas tij vepron në Tiranë.
“Sigurisht që ishte ngjarje e rëndë. Të hysh në atë zonë duhet ta njohësh mirë e të kesh lidhje të forta. Personat e arrestuar I kanë këto komponentë. Po ashtu edhe lidhja me grupin “hijet e natës” që vepron në Tiranë.”-tha Artan Hoxha.
Për më tepër, Artan Hoxha tha se edhe ministra dhe ish-ministra kanë rënë pre e grabitjes, por nuk është bërë kallëzim sepse sipas tij kanë qënë para korrupsioni.
S’ka kallëzim, kanë qënë para korrupsioni, nuk mund të thonë që kanë shuma mijëra euro në shtëpi.”-tha Artan Hoxha.
Sa i takon grabitjes në Nikël, Artan Hoxha deklaroi se “Shuma ka qënë shumë më e madhe. Kjo dëshmon që ky informacion ka qënë i freskët për grabitësit. Ata e kanë njohur kush është e me çfarë merret Nazim Çangu. Ai merret me fajde”.