Sulmet e “mushkonjës” së Lalzit, ndaj Ambasadores Yuri Kim/ Personi “non grata”, jo vetëm nuk e kalon dot Oqeanin, por nuk është aq trim, sa t’i bëjë poza atyre që janë matanë Oqeanit, prandaj dhe kuvendin do ta shfryjë si tollumbace pa shkarkim e pa zgjedhje kryetari, por vetëm si miting me ulërima, retushim statuti e citate demokracie, duke premtuar foltore dhe kuvend tjetër kur të “çel gjethi”, ose kur të bien gjethet më 2022, pas shporrjes së Ilir Metës nga Presidenca e të bashkohen të dy në Reç
Deklarata e anti-bashistit Arben Ristani, bërë tre ditë më parë në një emision televiziv, dekonspiroi falsitetin e luftës së Sali Berishës me foltore e kuvend, gjoja për të rilindur PD-në duke e “çliruar” nga pengmarrja e Ramës me shkarkim të Lulzim Bashës.
Pyetjes, nëse më 11 dhjetor, PD nuk do ta ketë më kryetar Bashën por një kryetar të ri, Arben Ristani iu përgjigj, se në këtë kuvend nuk do të ketë shkarkim të kryetarit ekzistues e as zgjedhje të kryetarit të ri, por vetëm ndryshim statuti dhe miratim i programit për shpëtimin e partisë.
Sipas Ristanit, me propozimin e Berishës, është vendosur që procedura e shkarkimit të Lulzim Bashës dhe zgjedhja e kryetarit të ri, të bëhet në një kuvend tjetër, pasi të jetë bërë gati gjithë platforma e ri-organizimit të skrukturave në bazën e partisë.
Pra, do bëhet dhe një kuvend tjetër, kur të “çel gjethi” në pranverë, apo kur të bien gjethet në vjeshtën 2022, pas shporrjes së Ilir Metës nga Presidenca, kur sëbashku si persona “non grata”, do bashkohen te tavolina e drejtësisë
Që do të thotë se ky nuk do të jetë as dimri i fundit i Bashës siç Berisha është betuar nëpër foltore, por as dhjetori i dytë i Berishës, për t’u vetë-ricikluar si kryetar i PD.
Kur këtë e thotë publikisht Arben Ristani, konsulenti juridik i planit të Sali Berishës për uzurpimin e PD; kjo deklartë është konfirmim i lojës false, që personi “non grata” po bënë me foltoret dhe me fantazmën e kuvendit, për të krijuar para SHBA, imazhin e një politikani që ka në dorë fatet e Shqipërisë.
Kuvendi pa shkarkim e pa zgjedhje kryetari të PD, por vetëm me ulërima “O Sali, o hero” dhe me retushim statuti e citate në formë programi shpëtues; tregon se plakut fluturues Sali Berisha, i qenkan shfryrë 4 “tollumbacet”, për krekosjen me delir piskopatie para SHBA; për kapjen e PD si fuqi politike; për rrëzimin e Lulzim Bashës dhe vetë-emërimin e tij në krye të partisë.
Personi “non grata”, është bindur deri sa të mbyllë sytë, se vetëm nuk e kalon dot vetëm Oqeanin, por nuk është aq trim, sa t’i bëjë poza atyre që janë matanë Oqeanit; madje as si “mushkonjë e Lalzit” me sulme ndaj Ambasadores Yuri Kim.
Prandaj, “trimi” Sali Berisha e paska “dredhur bishtin dhe e ka futur ndër shalë”, pikërisht tani në fund të foltoreve, pasi shpalli datën e kuvendit dhe kandidaturën për kryetar të PD./Pamfleti