Një djalosh e dëgjoi nënën e tij duke kërkuar kripë nga fqinji i tyre dhe i habitur, e pyeti:
– Nënë, përse i kërkon atyre kripë ndërkohë që dje, të solla një qese të madhe?!
Ajo tha:
– Biri im, ata janë të varfër dhe gjithmonë kërkojnë nga ne, sende për të cilat kanë nevojë.
Dëshirova t`u kërkoja atyre diçka që nuk u kushton shumë. Kërkova pak kripë edhe pse s’kisha nevojë për të!
Me këtë dua t`u tregoj se edhe ne kemi nevojë për ta.
Njëherazi ata do ta kenë më lehtë të kërkojnë prej nesh e pa u turpëruar, gjithçka që u nevojitet!