“Koha e Sali Berishës ka mbaruar. Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara dhe përdorimit të PD-së dhe forumeve të saj për interesa personale. Asgjë dhe askush nuk do ta kthejë PD-në në një bunker për interesat personale të Sali Berishës.
Partia Demokratike ka lindur si një aspiratë e popullit shqiptar për liri dhe demokraci, dhe është shpresa e shqiptarëve për të zgjidhur hallet e tyre të shumta.
Dhe halli me i madh i shqiptarëve sot është regjimi i Edi Ramës. Prej javësh, me zdërhalljet e tij Sali Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Rames. Unë jam i vendosur t’ja këpus këtë edhe këtë tub oksigjeni për regjimin Edi Ramës”, ishte deklarata e Bashës nga selia e PD, ka deklaruar Luli Basha.
Por kjo deklarat publike ka irrituar PD-istët e vjetër të baba Saliut. Deputeti i PD, Edmond Spaho ka sulmuar ashpër kreun e PD, Lulzim Basha, pas deklaratës së këtij të fundit kundrejt ish-kryeministrit Berisha.
Ai ka theksuar se PD-ja e Lulit, nëse ka një të tillë, është bërë për të qeshur e për të qarë dhe e ka cilësuar ate me nofkën “Ali Komiku.
“Hajde mos u gajas!!! Ne kohen e luftes se dyte te Gjirit, ne Bagdad ishin dy Ali. I pari ishte Ali Kimiku, emrin e kishte marre nga programi i armeve kimike qe drejtonte.
I dyti ishte Ali Komiku. Ai ishte zedhenesi i rregjimit te Sadamit. Emrin ja vune gazetaret nderkombetare sepse sa me shume avanconin trupat e koalicionit drejt Bagdadit, aq me shume dilte Aliu i propogandes dhe njoftonte “fitoret” e trupave te Sadamit.
PD e Lulit, ne se ka nje te tille, eshte bere per te qeshur e per te qare. Le kur thote qe koha e Berishes ka mbaruar dhe do prese tubin e oksigjenit qe Berisha i jep Rames!!! Ja kalon edhe Ali Komikut”, shkruan Spaho në një status në facebook.
Lidhur me këto deklarata, ka reaguar edhe ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila shkruan se këtë deklaratë e ka shkruar vetë kryeministri Rama.
“Deklarata e nates ka vetem emrin Lulzimit. Ate ia ka shkruar Edi Rama”, shkruan Topalli.