Prej ditësh Presidenti i shkarkuar në largim Ilir Meta ndodhet në Rajonin e Siçilisë në Itali ku po zhvillon takime me Arbëreshët atje.
Së fundmi Meta u ndal në Bashkinë Palazzo Adriano, ku zhvilloi një takim me autoritetet më larta lokale, si dhe u përshëndet me dhjetëra banorë arbëreshë, që kishin dalë për ta pritur përzemërsisht në sheshin kryesor të qytetit.
Në takimin e ngrohtë me Kryetarin e Bashkisë, Nicola Grana, Meta vlerësoi ruajtjen e traditës në këto troje.
“Ndihem i nderuar që po vizitoj këtë bashkësi, e ndërtuar 5 shekuj me parë nga familjet e Arbërisë dhe luftëtarët shqiptarë, e cila gjendet në zemër të Siçilisë dhe një qendër e rëndësishme e arbëreshëve të Siçilisë.
Keni ruajtur traditën arbëreshe, një vlerë e çmuar për të dy popujt tanë, por edhe për pasurinë evropiane dhe atë botërore.
Ju keni ruajtur figurën e Gjergj Kastriotit dhe traditën e të parëve tanë, kulturën, ritet, kostumet tradicionalë dhe zakonet e Arbërisë.” – nënvizoi Presidenti Meta.
Meta tha se autoritetet e të dyja vendeve tona duhet të përkushtohen më shumë për t’i krijuar kushte brezit të ri, dhe për bashkësitë arbëreshe të mësohet gjuha shqipe që të mos humbasë gjuha dhe shuhet identiteti.
“Na duhet përkushtim edhe më i madh për të arritur regjistrimin e trashëgimisë arbëreshe në UNESCO si dhe një promovim dhe vëmendje e pandërprerë ndaj kësaj pasurie të çmuar të trashëgimisë evropiane dhe asaj botërore.” – theksoi Presidenti Meta.
Per hir te se vertetes Meta ka mbi nje jave qe eshte “akomoduar” ne Siçili dhe ka “harruar” kthimin ne Tirane, por kjo tashme nuk na cudit, pervecse ka vene ne pozite te veshtire arbereshet qe u ka mbetur ne dere.
Ajo qe na habit eshte thirrja per te bashkepunuar me bashkite shqiptare, pavaresisht se Meta nuk e njeh 30 qershorin dhe bashkite e PS, per te cilat ka akuzuar Ramen se ka marre gjithe pushtetin vendor./m.j