Një studente pretendon se është rrahur nga një inxhiniere dhe shkaku i sherrit midis të dyjave është një mashkull.
Por teksa të dyja vajzat kanë përfunduar në polici, i riu ka refuzuar të paraqitet pranë drejtorisë vendore përmendi një burim i sigurt duke thënë vetëm kaq në telefon: “Nuk vij në polici për punë grash”.
Mbasi kanë marrë dëshmitë, policia ka ngritur ndaj të dyja vajzave nga kryeqyteti akuzën e kanosjes së rivales. E akuzuara e parë, me profesion inxhiniere është ish e fejuara e H. , një 33 vjeçari i cili e braktisi atë mbas një lidhjeje disa vjeçare.
Ndarja ndodhi për shkak të një tjetre, që është e akuzuara e dytë dhe që ndjek arsimin e lartë për infermieri. Sipas materialeve hetimore dhe denoncimeve respektive të vajzave që janë rrahur sapo kanë zbuluar njëra tjetrën, historia u bë e komplikuar mbas justifikimeve të të riut i cili asnjërës nuk i kishte treguar për ekzistencën e tjetrës
“Bëj kallëzim për K.P – thotë në polici studentja – mbasi ajo më kanosi seriozisht për jetën duke më thënë në mes të shkollës ‘kurvë do të shqyej, ti më ndave në prag të dasmës” .
E reja insiston në polici se një skenë e tillë ka ndodhur edhe pranë shtëpisë dhe lagjes ku ajo banon. ”Erdhi me makinë të bardhë, gjendesha në lokal, ishte me një mjet audi, dhe mu afrua duke thënë ‘do të vras k…., prostitutë’. I erdhi lagjes vërdallë duke bërë xhiro me makinë dhe më të njëjtin fjalor u sigurua që ta mësonin të gjithë historinë e time”- thotë në polici studentja
Por rezulton se edhe inxhinierja ka bërë disa herë kallzime ndaj studentes. Edhe së fundmi ajo nuk ka hezituar të tregojë në polici se është kanosur nga e dashura e re e ish të fejuarit
“Kam bashkëjetuar me të për 10 vite, po bëheshim gati për martesë. Historinë paralele dhe vajzën që hyri midis nesh e kam zbuluar përmes rrjeteve sociale. Ajo kishte dijeni për marrëdhënien e H. dhe bashkëjetesën e tij sepse e takova dhe ja vura në dijeni faktin e fejesës. Nuk u tërhoq, përkundrazi hapi rrjete sociale dhe nisi sulmet direkte duke më konsideruar si një grua që nuk e linte të lirë një burrë që të zgjedhë.
Këtu nisëm dhe fërkoheshim të dyja dhe nuk vonoi ajo më kanosi duke më shkruar ‘është i imi, më mirë vdis’ më shkroi”. Inxhinierja tregon se realisht mbas grindjeve në çift, dhe përpjekjeve të të fejuarit që e kategorizonte studenten “ si njëra që i ishte qepur se ishte e fiksuar” , ajo e la atë, por nervat nuk i zbritën.
“Studentja u fiksua megjithëse e mori çfarë deshi, e mori H. I jepte kënaqësi t’më kërcënonte duke ekspozuar vendet që frekuentonim ne si çift dhe kjo është një tjetër lloj kanosjeje, së bashku me ofendimet se midis një të reje dhe një të ‘moshuare’ si unë, ai do zgjidhte patjetër atë. Por unë jam 33 vjeçe, dhe e kam takuar këtë vajzë që në nerva e sipër mund ti kem thënë çdo gjë. Por ajo vazhdon të më kanosë”. Por studentja nga ana e saj insiston se nuk mund të jetë ajo fajtore për të histori që kishte marrë fund.
Megjithatë pyetjes nëse kishte apo jo informacion për bashkëjetesën e të dashurit ajo i përgjigjet: Kjo është një pyetje që duhet t’ia adresoni të dashurit tim.
Policia thotë se me gjithë kallëzimet e herëpashershme të të dyja vajzave që pretendojnë se tjetra është një rrezik real, konflikti nuk është mbyllur. Disa herë të dyja vajzat rezultojnë të kenë depozituar kallzime për palën tjetër për kanosje, jo vetëm përballë por edhe përmes e-maileve dhe në telefona.
Në përfundim policia ka administruar çdo gjurmë të kërcënimeve të palës tjetër dhe veç veprës së kanosjes do t’i hetojë të dyja edhe për akuzën e ndërhyrjes pa të drejtë në jetën private, të parashikuar nga neni 84 dhe 121 i Kodit Penal. Të dyja pritet të referohen në gjendje të lirë, por përpara se kjo të ndodhe, do të merret edhe një deklaratë nga i riu, që megjithëse është molla e sherrit, duket se nuk ka lëvizur gishtin ta administrojë situatën.