osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Kam luftuar për dashurinë”! Çiljeta Xhilaga rrëfen gjithçka për bashkëjetesën 5-vjeçare me Alban Hoxhën: Ai ka dëshirë që…

“Kam luftuar për dashurinë”! Çiljeta Xhilaga rrëfen gjithçka për bashkëjetesën 5-vjeçare me Alban Hoxhën: Ai ka dëshirë që…

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga prej vitesh po shijon një romancë dashurie dhe njëkohësisht bashkëjetesë me futbollistin Alban Hoxha.

Edhe pse tashmë të gjithë e dinë këtë fakt, përsëri Çiljeta dhe Albani preferojnë ta mbajnë sa më larg syrit mediatik marrëdhënien e tyre. Por e ftuar së fundi në “E diell”, Çiljeta është pyetur se kur do ta veshë fustanin e nusërisë në jetën reale, pasi në jetën profesionale e ka veshur shpesh.

“Nuk i dihet. Kam luftuar për dashurinë dhe ia ka vlejt”, është shprehur Çiljeta. Ndërkohë, gjithashtu ka treguar dhe arsyen pse ajo dhe Albani nuk dalin kurrë në intervista bashkë. Këngëtarja zbulon se Albani nuk dëshiron të shfaqet në ekran e të flasë për këtë histori dhe se ai ka vendosur që ata të mos dalin kurrë çift bashkë në ndonjë intervistë televizive. “Ai ka dëshirë që jeta private të mbetet e tillë, dhe unë po ashtu,” u shpreh Çiljeta.

“Jemi seriozë, s’i kemi qejf këto punë. Mua më ka pëlqyer privatësia dhe Albanit edhe më tepër”, ka thënë Çiljeta.

Ndër të tjera ajo tha se kanë vendosur kështu, pasi shumë çifte të njohur, sipas saj, që janë ekspozuar kështu, janë ndarë si përfundim. Kështu këngëtarja Çiljeta Xhilaga së fundmi ka vendosur të na tregojë pak më shumë në ekran, nga jeta e saj private dhe sidomos marrëdhënia me portierin e “Partizanit”, Alban Hoxhën.

Para ca kohësh, me anë të një postimi në “InstaStory”, ajo ndau një moment nga loja e fundit në fushë e portierit, duke i thënë publikisht “Të dua”, deklarata që më parë nuk i kishte bërë kaq hapur.

E ky çlirim i Çiljetës e ka një shpjegim dhe bëhet fjalë për sigurinë e fituar në këtë marrëdhënie, në këtë vit të pestë të lidhjes. Këngëtarja pak kohë më parë foli për të parën herë për marrëdhënien e saj 5-vjeçare me Alban Hoxhën, portierin e “Partizanit”.

Ndër të tjera, ajo tha se ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e të birit, Fernandos, sepse ai ka qenë vetëm 3 vjeç kur Albani i është bashkuar familjes së saj.

“Gjërat ndonjëherë janë të shkruara! S’e kishim menduar ndonjëherë. Vinim të dy nga marrëdhënie të mëparshme. As ai s’e mendonte që do njihte dhe do dashurohej dhe as unë s’e mendoja që do njihja dhe do dashurohesha. Çdo marrëdhënie ka të mirat dhe të këqijat e veta.

Ka ato ditët e bukura dhe ato peripecitë që kalon, por kur dashuria është e vërtetë dhe e fortë, çdo gjë kalohet edhe pastaj fillon merr një trajtë tjetër, kur ti kupton që nuk rri dot pa tjetrin dhe aty ti merr një vendim me veten dhe e kalon gjënë në një tjetër nivel pastaj. Albani është një djalë sentimental dhe besnik.

Është një natyrë që aty ku merr ngrohtësi dhe aty ku është mësuar, aty rri. Është njeri familjar, ka sedër shumë”, u shpreh këngëtarja.