Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video nga një vizitë e tij ditën e sotme në Kopshtin Zoologjik të Tiranës, po vijon puna e Bashkisë së Tiranës.
Përmes një video, Rama ka shprehur falenderime për kryebashkiakun Veliaj dhe ekipin e Bashkisë së Tiranës për këtë projekt.
“Për pak do hapë dyert edhe ky Kopsht i ri Zoologjik, më në fund, falë një projekti shumë të bukur të Bashkisë së Tiranës, një bashkëpunimi intensiv së bashku me Lalin edhe me ekipin e Bashkisë, për t’iu dhënë fëmijëve të kryeqytetit një tjetër atraksion të munguar për shumë e shumë vite, por me një cilësi absolutisht shumë e shumë herë më të mirë sesa ishte dikur kur ne ishim të vegjël”, shkruan. Rama
Kopshti Zoologjik po rikonceptohet si një mjedis i përshtatshëm edhe për kafshët, me hapësira çlodhëse për vizitorët dhe parking nëntokësor.