Ditën e djeshme aktori i njohur i skenës shqiptare Luftar Paja u përfol shumë në media pas një deklarate që ai bëri në një intervistë për Top Channel, ku rrëfeu se nuk mund të merrte një ilaç për zemrën, pasi ai është hequr nga skema e ilaçeve të rimbursimit.
“Kur shkoj për të marrë trajtimin e muajit më thonë ‘Nuk do trajtohesh më, sepse ka ndryshuar procedura.’ Por që të më heqësh ‘Xarelton’ mua, është si të më thuash bëhu gati për trompozën, bëhu gati për të shkuar në Sharrë apo në Tufinë.”- rrëfen Paja.
Por pas deklaratës së tij që bëri bujë, ditën e sotme është mësuar se aktori i njohur është kontaktuar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.
Pas bisedës me ministren, Luftar Paja është shprehur: “Problemi im po merr zgjidhje, më vjen shumë keq që çështja ime u politizua, nuk ishte ky qëllimi, megjithatë e rëndësishme është që tani gjithçka është në rregull. Dhe më e rëndësishme akoma, është që nuk flasim kot. Nuk na bie fjala në veshë që nuk dëgjojnë”, ka thënë aktori Luftar Paja.