Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në Sudanin Jugor në zonën e Jubës. Menjëherë pas ngritjes në ajër një avion i vogël komercial është rrëzuar dhe kanë hubur jetën 5 persona.
Viktimat ishin anëtarë të ekuipazhit të avionit, i cili ishte ngarkuar me fuçi karburanti. Avioni ishte një Antonov-26 i kompanisë lokale Optimum Aviation, sipas menaxherit të përgjithshëm të aeroportit në Juba.
Sudani i Jugut, i cili ka vuajtur nga një konflikt i armatosur gjatë dekadës së fundit, ka mungesë të infrastrukturës së besueshme të transportit tokësor, prandaj disa mallra transportohen nga ajri.