Për rreth 30 kilometra, 6 patrulla të policisë greke janë vënë në ndjekje të një makine që që ka hyrë në vend përmes Shqipërisë në Qafë-Botë, duke mos ndaluar për kontroll dhe duke tërhequr zvarrë hekurat mbrojtës.
Makina theu traun e doganës greke të Mavromatit dhe ka shtuar shpejtësinë për t’u futur në tokën greke.
Në tentativë për t’u larguar, drejtuesi shtetas shqiptar, ka përplasur një nga mjetet e policisë, por fatmirësisht pa lënduar njeri.
Në ndjekje të tij kanë qenë 6 mjete te policisë greke të cilat pas 30 km i kanë bllokuar rrugën brenda qytetit te Igumenicës.
Drejtuesi është shoqëruar në policinë e Igumenicës, ndërsa mjeti po i nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm.
Deri tani nuk është gjetur asnjë e dyshimtë në makinë dhe policia dyshon se drejtuesi ka probleme psikologjike.