Pas kanaleve vaditës, arkave me peshk, shkallëve për fikje zjarri dhe kapelave të policëve, SPAK duke lënë në hije Prokuroritë e Rretheve ka nisur dje një hetim për 13 kompani “Call Center”-ash me qendër në Tiranë pasi dyshohet se kanë mashtruar me shuma të mëdha një numër të konsiderueshëm qytetarësh të Bashkimit Europian.
Një hetim të tillë e paralajmëroi pak ditë më parë gjithologu i ri Artan Hoxha, i cili u shpreh se call center-at duhet të kalojë në sitë për aktivitetin që kryejnë në Tiranë, pasi ka shumë shtete që kanë ngritur shqetësime për mashtrime.
“Call center-at duhet t’i kalojnë në sitë, ata me cfarë nuk merren. Në Kosovë ndërhyri vetë Gjermania. Call center vendndodhjen ka në Shqipëri, aktivitetin nuk e ka këtu. Shumica i ke në apartamente. Kjo duhet të goditet sepse po bëhemi problem. Janë jashtë kontrollit” tha Hoxha.
I kontaktuar nga Abcneës.al pas hetimeve që nisi SPAK, Artan Hoxha u shpreh se në ditët në vazhdim pritet që të ketë zhvillime të tjera të rëndësishme. “Do të ketë zhvillime për call center-at sepse jemi bërë problem për BE-në” tha më tej ai.
Tani na u hap punê problem i madh Call centrat… një idiotesi e prokurorisë me emrin SPAK