osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berisha shton presionet ndaj deputetëve të PD! Nga dosjet deri te kërcënimet: Në sulm kundër Bashës hidhet edhe Meta me deputetët e tij

Berisha shton presionet ndaj deputetëve të PD! Nga dosjet deri te kërcënimet: Në sulm kundër Bashës hidhet edhe Meta me deputetët e tij

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur një luftë të fortë për të mos i dështuar Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike.

Pak ditë më parë nga qyteti i Kavajës, ish-kryeministri Berisha zbuloi se Kuvendi Kombëtar i PD do të mblidhet më 11 dhjetor të këtij viti, ndërsa paralajmëroi se do të zhbëjë vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha që e përjashtoi nga grupi parlamentar demokrat dhe madje siguroi se ky organ do të shkarkojë nga detyra kreun aktual të PD.

Por gazeta ka mësuar se në prapaskenë po bëhet një luftë e fortë, ku Berisha dhe mbështetës të tij po bëjnë lobime të forta dhe presioneve ndaj deputetëve e krerëve të degëve, me qëllim që të jenë prezentë në punimet e Kuvendit Kombëtar.

Deri më tani është bërë e ditur se 3/4 e demokratëve kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit. Mirëpo duke qenë se Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike përveç delegatëve të thjeshtë ka në përbërje edhe anëtarë të Këshillit Kombëtar, deputetë dhe krerë degësh, mësohet se ish-lideri demokrat i druhet faktit se në 11 dhjetor mund të ketë rrjedhje delegatësh, çka do t’ia vështirësonte atij shkarkimin e Bashës, pasi duhet të votohet nga gjysma e delegatëve të Kuvendit që ka mbi 7 mijë persona.

Kështu që duke qenë se shumë emra kanë firmosur për formularin për mbledhjen e Kuvendit dhe për arsye nga më të ndryshmet nuk mund të jenë prezentë në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Berisha dhe mbështetës të tij, ish-kryeministri i mbështetur nga njerëz besnikë janë hedhur në veprim, në mënyrë që të bindin sa më shumë delegatë që të marrin pjesë në mbledhjen e 11 dhjetorit.

Në lojë janë futur si kërcënimet, ashtu dhe shantazhet me dosje, por dhe joshjet me benefite e ofiqe kur Berisha të marrë PD. Thënë troç dhe referuar burimeve të sigurta nga selia blu, ish-kryeministri Sali Berisha po bën luftë të fortë në prapavijë për të mos i dështuar Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike.

Ilir Meta i jep sinjale besnikërie

Por ish-kryeministri Sali Berisha në betejën e nisur kundër kreut të PD, Lulzim Basha duket se ka në krah edhe presidentin Ilir Meta, besnikë të kreut të shtetit dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Këtë fundjavë ishte kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila sulmoi kryedemokratin Basha, ndërsa dje akuza ndaj Bashës ka artikuluar edhe nënkryetarja dhe deputetja e LSI, Erisa Xhixho.

Kjo e fundit duke folur dje në Këshillin e Legjislacionin, iu drejtua mazhorancës lidhur me ndryshimet Kushtetuese, ndërsa ua bëri të qartë se ata janë mësuar me opozitë false, por që gjërat kanë ndryshuar. “Ndryshimet në kushtetute nuk mund të na vijnë papritur dhe të vihemi para faktit të kryer. Të mësuar me “fake opozitën”, duhet të kuptoni se realiteti politik ka ndryshuar”, deklaroi Xhixho. Ndërkohë edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka sulmuar dje në media opozitën duke e cilësuar si false.

“Nuk kam akuzuar, por kam thënë opozitë e vërtetë dhe opozitë fake. Diskutohej një çështje madhore, 700 mln euro janë gjëmë e madhe”, deklaroi Vasili. Më pas doli në skenë edhe ish-deputeti i LSI Endrit Brahimllari i cili deklaroi në një studio televizive se opozita është shfokusuar dhe ka paqartësi në vendimmarrje.

“I vetmi kusht që LSI i ka kërkuar kryetarit të PD, është të qëndrojë korrekt me kërkesat e opozitës. Në këto vite ajo ka ndërmarrë shumë aksione. Pikërisht këto aksione kërkonin që aktorët politikë të qëndronin korrekt. Më 25 prill ka ndodhur një masakër zgjedhore. Ka një shfokusim të opozitës. Ka paqartësi në vendimmarrje. Nuk ka një takim të përbashkët për t’u rakorduar”, tha ai./SOT