osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Plani i goditjes së jugut në ’97 nga banda Berisha-Gazidede ishte i llahtarshëm”! Ish-ministri i Mbrojtjes: Ishin listat e njerëzve që do asgjësoheshin në këto qytete…

“Plani i goditjes së jugut në ’97 nga banda Berisha-Gazidede ishte i llahtarshëm”! Ish-ministri i Mbrojtjes: Ishin listat e njerëzve që do asgjësoheshin në këto qytete…

I ftuar në Shqip show nga Rudina Xhunga në Dritare Tv, ish-ministri i Mbrojtjes në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, Shaqir Vukaj, ka rrëfyer për vitin e vështirë për shqiptarët, ’97, teksa ka folur për planin e goditjes së jugut, për të cilin thotë se është përgatitur në zyrat e SHIK-ut.

Rudina Xhunga Si ishte plani i goditjes së jugut?

Shaqir Vukaj: Ishte i llahtarshëm, i paimagjinueshëm. Të hartohen listat e njerëzve që do të asgjësohen në këto qytete.

Rudina Xhunga:Kush e kishte firmosur?

Shaqir Vukaj: Këtu nuk ka emra. Është shumë interesant se aty që nga shefi i shtabit të përgjithshëm, që nuk ka ditur gjë, edhe kur e kam pyetur më ka deklaruar se nuk ka ditur gjë për një plan të tillë. Ai plan është përgatitur në zyrat e SHIK-ut. Në atë periudhë, Gazidede, kryetari i SHIK-ut u emërua komandant i situatës së jashtëzakonshme, ju dha dhe një gradë pa dekret, “Gjeneral me katër yje”.

Rudina Xhunga: Domethënë ai ishte realisht ministër i Mbrojtjes, Rendit?

Shaqir Vukaj: Shefi i gjithë operacioneve që mendohej të ndermerreshin.

Rudina Xhunga: Mos ishte kjo arsyeja që e gjenit veten pa reparte mbrojtëse, pa asgjë?

Shaqir Vukaj: Çdo ditë që kalonte, ne organizonim, reparte, brigada, divizione, e kështu me radhë dhe punuam intensivisht për ringritjen e ushtrisë. Në thirrjen që bëra”atdheu në rrezik”, të nesërmen kanë ardhur janë paraqitur në ministri, mijëra njerëz, vetëm për tu vënë në shërbim të ringritjes së ushtrisë, mijëra oficerë. Salla e ministrisë ishte shumë e madhe, nuk i mori njerëzit në këmbë, oborri ishte plot.

Një skenë vërtet prekëse. Ishin patriotë të vërtetë, shqiptarë të vërtetë. Secili në krye të detyrës. Ça do u thosha unë mijëra vetave, 5 fjalë “të rregullojmë, të mbyllim depot, të mbyllim repartet që mos të vazhdojë shkatërrimi, prandaj secili në krye të detyrës u e sheh veten më mirë. Sot gjej rastin t’i falënderoj miqësisht, kanë qëndruar roje me automatik në krah, te vendi i rojes. Vullnetarisht. Vetëm për të mos vazhduar ai tmerri që ishte ato tre-katër ditë ose më mirë të themi, ato dy-tre ditë.

Më tej Vukaj thotë se janë ruajtur dokumente të asaj kohe, teksa thekson se të vetmet dokumente të cilat ishin pa firmë ishin planet e veprimit, materialet e tjera ishin me urdhra. Mes të tjerave, Vukaj përmend urdhrin për bombardimin e urës së Miforit, për të cilën thotë se ishte për të mos lejuar që jugu të sulmonte Tiranën.

Rudina Xhunga: Pamjet janë këto që kemi, ne nuk dimë tregimet e asaj kohe se njerëzit nuk janë ulur të shkruajnë dhe të dëshmojnë , prandaj dëshmia juaj është me rëndësi.

Shaqir Vukaj: Kam ruajtur gjithçka të asaj periudhe.

Rudina Xhunga: Keni ruajtur dokumente të asaj kohe.

Shaqir Vukaj: Patjetër.

Rudina Xhunga: Ju thoni që dokumentet ishin pa firmë.

Shaqir Vukaj: Jo të gjitha dokumentet, plani i veprimit ishte pa emra të hartuesve. Materialet e tjera, ishin të gjitha me urdhra, përshembur, bombardimi i urës së Mifolit. Ka dhënë urdhër filani. Safet Zhulali. Ka dhënë urdhër Leonard Demi, sekretar i shtetit. Ka dhënë urdhër ky. Janë të gjitha me dokumente. Me firmë.

Rudina Xhunga: Pse do e bombardorin urën e Mifolit?

Shaqir Vukaj: Për të mos lejuar jugun të sulmonte Tiranën.

Ish-ministri, nuk lë pa përmendur rezervistat, për të cilët thotë se sapo kuptonin se do të luftonin kundër shqiptarëve tërhiqeshin. Teksa ka kujtuar, ngjarjen e Cërrikut, Vukaj thotë se ishte tragjedi e përsëritur edhe në vende të tjera. Sipas tij, ushtria akuzonte SHIK-un se kishte qëlluan kundër saj.

Rudina Xhunga: Ju flisni për ’97, urdhrat të kujt ishin?

Shaqir Vukaj: Urdhër përshembull, 30 mijë rezervista rrethi i Elbasanit, për të shkuar të luftë. 30 mijë thirrje. Fletëthirrje, me një shkrim aty, alarm ushtarak. I kam kopjet. Populli jonë i mençur që është për ti hequr kapelen, nuk paraqiteshin . Ishte një krim i padëgjuar, për të futur veriun në luftë me jugun. Veriorët për t’i sjellë në Tiranë. Vinin rezervistat , shikonin ku do na çojnë, në jug. Do luftojmë me shqiptarë, ktheheshin në shtëpi. Nuk pranonin, shumica dërrmuese nuk kanë pranuar.

Rudina Xhunga: Kush ishte personi që u kërkonte të bëni këtë, të shkoni këtu?

Shaqir Vukaj: Kuvendi i asaj kohe nxorri një ligj, për amnistinë dhe me amnisti u mbyllën të gjitha./dritare.net