osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mos i harroni persekutorët që Berisha i’u a bëri bashkëvuajtës…sepse mbanin çelsat e qelisë dhe çekiçin e (pa)drejtësisë

Mos i harroni persekutorët që Berisha i’u a bëri bashkëvuajtës…sepse mbanin çelsat e qelisë dhe çekiçin e (pa)drejtësisë

Nuk mund të përparojë një vend që, megjithëse vjen nga diktatura më e egër komuniste në Europën Lindore, ende nuk i ka dënuar kriimet e komunizmit. Rasti më konkret është Berisha, i cili nga mjek, mik i familjes së Hysni Kapos dhe i akuzuar si “dëshmitar” i gjyqit politik të Hysen Shoshorit, kapi PD e politikën dhe nuk po “shkulet” prej saj.

Rustem Gjata është prototipi i njeriut që ka dënuar me vdekje në komunizëm, u thirr për të bërë drejtësinë e paskomunizmit. Ndërsa tani jemi të “dënuar” të dëgjojmë edhe Çlirim Rustem Gjatën të flasë për statutin e PD, demokracinë e brendshme dhe si Berisha do fitoi gjyqin në Francë. Në vend që PD të kishte zyrtarë antikomunistë apo ish të përndjekur, Sali Berisha futi në PD njerz me dosje, njerëz që kishin qenë bashkëpunëtor SIGURIMI.

Shqipëria ka qënë gjithnjë vendi i absurdit dhe i kontradiktës, ku kalimi nga një “breg në bregun tjetër” ka qënë dhe është veprimi më normal.

Me këtë mund të shpjegohet dhe fakti se kemi qënë dhe jemi gjithnjë në “bishtin” e rajonit, ndërsa tranzicioni vijon të këtë ‘status” normal për 30 vite me radhë.

Është thënë dhe stërthënë se nuk mund të përparojë një vend që, megjithëse vjen nga diktatura më e egër komuniste në Europën Lindore, ende nuk i ka dënuar krimet e komunizmit dhe pse për këtë qëllim është miratuar një rezolutë në Këshillin e Europës.

Dhe nuk ka si të dënohen krimet e komunizmit, kur eksponentët e diktaturës vetëm sa ndërruan teserën, dhe u vunë në krye të partisë së parë opozitare dhe dominojnë edhe sot politikën.

Duke mos hyrë më tej për të përmendur emra të tjerë që i kanë dhënë tonin politikës dhe në diktaturë dhe në demokraci, ia vlen të ndalemi tek Rustem Gjata, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, si dhe pjesë e komisionit anti-genocid në fillimin e viteve ’90.

Rustem Gjata është prototipi i një njeriu që ka dënuar me vdekje në komunizëm, madje duke tejkaluar dhe ligjet e Enver Hoxhës, ndërsa u thirr nga Sali Berisha për të bërë drejtësinë e paskomunizmit.

Për të njohur shqiptarët se çfarë ka bërë në komunizëm Rustem Gjata, mund të shfletojmë vetëm disa nga fletët e dosjes nr.22.796 të hetimit dhe të dënimit me pushkatim të Hilë Gjergj Gjonit më 1974.

Kryetar i trupit gjykues ka qënë as më pak dhe as më shumë por Rustem Gjata dhe argumenti i përdorur prej tij për t’i dhënë dënimin me pushkatim është fiksuar në relacionin e Gjykatës ku shenohet: “…Hilë Gjoni, ka thënë fjalët më të poshtra kundër udhëheqësit tonë Shokut Enver Hoxha, duke e quajtur atë servil e të shitur në shtetet e huaja… Ka bërë thirrje për heqjen e fotografisë së udhëheqësit”!

Pra Rustem Gjata pasi ka dënuar Gjonin, por dhe dy priftërinj të tjerë në Shkodër, përtej ligjit që parashikonte kodi penal i komunizmit, ku tentativa për arratisje dënohej me 15 vite maksimumi.

Dhe ky njeriu ka vënë “bazat” e drejtësisë paskomuniste në Shqipëri, ku me gjithë përpjekjet e ndërkombëtarëve dhe shqiptarëve nuk po arrijnë ta pastrojnë të gjithën.

Dhe si të mos mjaftonte Rustem Gjata në të dy kohët, tashmë është i biri Çlirim Gjata, i cili pasi nuk arriti të ‘qulloste’ gjë në drejtësi, u bë pedagog, u bë kryetar i KQZ nga partia dhe ku shkatërroi zgjedhjet, dhe tani ka marrë Foltoren e re për ti hequr njollën Non grata Berishës.

Të dëgjosh Çlirim Rustem Gjatën të thotë se Amerika ka gabuar me Berishën për Non grata, është sikur të dëgjonim Rustem Gjatën që mbronte nderin e Enver Hoxhës./Dita