Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare Rudi Vata, ka treguar marrëdhënien me presidentin Ilir Meta dhe rreth vizites se tij të fundit në Skoci ku shfaqej si një “ultras” i çmendur i Celtic.
I pyetur nga gazetari Fatjon Baze në emisionin “Ora Sport” në RTV Ora, Vata është shprehur se Metën e ka shok që në fëmijëri, ndërsa shton se kreu i shtetit e ka mbështetur kombëtaren e vendit tonë.
“Ilir Metën e kam shok fëmijërie. Dhe shokun e mbaj shok. Mua Ilir Meta më ka respektuar kur unë kam qenë kapiten i Kombëtar së Shqipërisë.
Ka respektuar ekipin kombëtar, e ka ndihmuar me bonuse, me projekte. Më ka dhënë shpërblim si asnjë kryeministër dhe president më parë.
Ka dhënë sinjale që është një burrë që i pëlqen sporti, që ndihmon sportin.
E mbaj mend si burrë të tillë, dhe që nga ajo kohë më ka ndjekur edhe në vazhdimësinë time si futbollist”, u shpreh Vata.