osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Meta-Berisha shfaqin hapur aleancën, hedhin në sulm besnikët e tyre kundër Bashës, ja skenarët që synojnë për të drejtuar bashkë opozitën

Meta-Berisha shfaqin hapur aleancën, hedhin në sulm besnikët e tyre kundër Bashës, ja skenarët që synojnë për të drejtuar bashkë opozitën

Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta kanë vendosur të shfaqin hapur aleancën për të larguar Lulzim Bashën nga drejtimi i partisë.

Të enjten lideri demokrat akuzoi drejtpërdrejt presidentin se po i fryn foltores së Berishës, por dy ditët e fundit kreu i shtetit ka treguar hapur mbështetjen për ish-aleatin e vjetër.

E para ishte Monika Kryemadhi, e cila e sulmoi Bashën gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”, ndërkohë që dje në sulm është hedhur edhe Petrit Vasili. Mediat pranë Berishës sulmuan fort Bashën për abstenimin ndaj Eurobondit, ndërkohë dje ka pasur një sulm të koordinuar mes besnikëve të Metës dhe Berishës.

Ajo që vihet re edhe nga deklaratat e Kryemadhit është se dyshja Meta-Berisha duan të rikthejnë aleancën e 2009. Ish-kryeministri ka shpallur kandidaturën për kryetar të PD-së, ndërsa Kryemadhi tregoi hapur se pas largimit nga Presidenca, Meta do të marrë frenat e LSI.

Sipas burimeve plani është që të krijohet një koalicion PD-LSI i drejtuar nga dyshja Meta-Berisha, si ai i 2009. Kjo duket një lëvizje strategjike së pari kundër SHBA dhe së dyti për t’i bërë ballë drejtësisë së re, pasi ata do kenë në dorë frenat e opozitës.

Besnikët e Metës dhe Berishës në sulm

Dje besnikët e Metës dhe Berishës janë koordinuar në sulme të vazhdueshme ndaj Bashës. Alibia e përdorur këtë herë ka qenë abstenimi për marrjen e Eurobondit. Ka qenë fillimisht ish-deputeti Genc Pollo, i cili ka lëshuar akuza të forta, duke deklaruar se PD mashtron me argumentin se u ndoq linja e ndërkombëtarëve.

Pamundësia e PD zyrtare për të votuar kundra rritjes së borxhit publik nga qeveria Rama është alarmuese. PD në tetë vite opozitë ka kritikuar me të drejtë borxhin publik. FMN dhe KE vazhdimisht kanë shprehur shqetësim për rritjen e borxhit publik e për mos-transparencën e PPP-ve. Prandaj shpjegimi i votës nga një deputet i PD se “votuam në linjë me partnerët ndërkombëtarë” është i gënjeshtërt e i padenjë”, tha Pollo.

Nga ana tjetër nënkryetari i LSI, Petrit Vasili e quajti Eurobondin vijë ndarëse mes opozitës së vërtetë dhe asaj false. Vasili u shpreh se ka kompromise pas kuintave për çështjen e Eurobondit teksa shtoi se këto kompromise e kanë rreshtuar opozitën në krahun e grabitjes, duke sulmuar hapur DP.

“Beteja ndaj Eurobondit shkatërrimtar 2.3 miliardë euro, vijë ndarëse mes opozitës së vërtetë dhe fake opozitës! Në sallën e Parlamentit e kam bërë të qartë se lufta pa asnjë kompromis me rilindjen për borxhet monstruoze, që po merr është luftë pa kthim. Kjo luftë është vije ndarëse mes luftës ballore dhe pa kompromis dhe kompromiseve pas kuintave, që janë thjesht kapje, dorëzim dhe rreshtim pa kushte në krahun e rilindjes dhe grabitjes së saj”, u shpreh Vasili.

Po ashtu edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani me anë të një shkrimi ironizoi votimin për Eurobondin duke e quajtur martesën zyrtare mes opozitës dhe mazhorancës. Sipas tij, harxhimet e kësaj “dasme” ngelen për t’u paguar nga qytetarët. “Eurobondi që “martoi” zyrtarisht PS me PD tashmë do quhet Lulibond. Pas martesës ndryshojnë llagëmet. Harxhet e dasmës janë borxh, për t’u paguar nga ne dhe ata pas nesh. Kanë harxhe dasmat e mëdha”, tha Manjani.