osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

PD zbardh pazaret Meta-Berisha, ja si aleanca mes tyre në 2017 shmangu shkrirjen e LSI, Basha i prerë se SHBA ka shumë prova për paraardhësin

PD zbardh pazaret Meta-Berisha, ja si aleanca mes tyre në 2017 shmangu shkrirjen e LSI, Basha i prerë se SHBA ka shumë prova për paraardhësin

Partia Demokratike ka zbardhur pazaret mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit Ilir Meta. Pasi u përjashtua nga grupi parlamentar demokrat, ish-kryeministri Berisha ka nisur një ofensivë ndaj kreut të PD, Lulzim Basha, ndërsa në këtë betejë ai po mbështetet në prapavijë nga kreu i shtetit dhe LSI.

Por këtë fundjavë në celularin e krerëve të degëve të Partisë Demokratike ka shkuar një udhëzim, teksa iu kërkohet që ta ndajnë me strukturat në takimet që do të zhvillojnë. Kështu, gazeta ka siguruar porosinë që u është dërguar degëve, ndërkohë që akuzohet Berisha dhe Meta se ata janë bërë bashkë për të rrëzuar Bashën.

Madje për të vërtetuar ekzistencën e kësaj marrëveshje të fshehtë mes ish-liderit demokrat dhe presidentit, PD bën me dije se Lëvizja Socialiste për Integrim do të ishte shkrirë qysh në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, por ka qenë pikërisht Berisha ai, i cili tradhtoi demokratët dhe ndihmoi LSI-në asokohe duke i dhënë vota. Po ashtu, në qarkore vihen në dukje edhe sulmet e artikuluara nga zoti Basha ndaj presidentit Meta dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në vitin 2017.

“Për LSI dhe për Ilir Metën, unë vijoj t’u qëndroj deklaratave të bëra gjatë vitit 2017 që “SH.P.K e Ilir Metës do falimentojë se boll ka skllavëruar votuesit”. LSI që në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 do të merrte tatëpjetën dhe nuk kishte për të marrë 19 deputetë në atë kohë, nëse Sali Berisha nuk do të tradhtonte demokratët. Fill pas deklaratave të Bashës, Berisha nxitoi të takonte Ilir Metën dhe angazhoi burimet njerëzore të tij që të votonin për LSI.

Kështu ndodhi pasi në të gjitha QV në bastionet e PD, LSI mori shumë vota, pasi Berisha orientoi demokratët të votonin LSI-në nga frika e deklaratave të mia. Dhe ja ku jemi sot që LSI ka shkuar atje ku e ka vendin”, thuhet në udhëzim.

Basha i prerë se SHBA ka shumë prova për paraardhësin

Por zbardhja e pazarit Rama-Berisha nuk është e vetmja, pasi në udhëzimin që u ka shkuar krerëve të degëve, Partia Demokratike shprehet se kreu i PD, Lulzim Basha është i vendosur për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar, ndërsa bëhet me dije se SHBA ka shumë prova për paraardhësin e tij, pavarësisht se ky i fundit pretendon të kundërtën.

Madje mes të tjerash në qarkore nënvizohet fakti se kryeministri Edi Rama, ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta janë “Trekëndëshi i Bermudës”. “Siç ua bëri të qartë edhe kryetari në takimin e së martës, Sali Berisha dhe Ilir Meta janë bërë bashkë për të rrëzuar kreun legjitim të PD. Kjo gjë nuk ka për të ndodhur dhe Partia Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës është e vendosur për të çmontuar trekëndëshin e Bermudës Rama-Berisha-Meta dhe nuk do të lejojë që të cenohen raportet e saj me SHBA.

Berisha ka nisur “Foltoren” për hallin e tij personal dhe mashtron demokratët kur iu thotë që është aty për të vendosur demokracinë në PD. Berisha, sikundër e dimë që amerikanët kanë prova për të sa i takon shpalljes “non grata” dhe ta harrojë që do të na imponojë që PD të cenojë raportet me SHBA. Ai madje edhe me gjyqin në Francë po luan blofin”, thuhet në udhëzimin që iu është dërguar degëve të PD. / RIGELS SELIMAN