osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Të gjithë sytë te Kushtetuesja, zbardhet pasuria e 7 anëtarëve, nga llogaritë e shumta bankare, te apartamentet, obligacionet e koleksionet e veprave të artit

Të gjithë sytë te Kushtetuesja, zbardhet pasuria e 7 anëtarëve, nga llogaritë e shumta bankare, te apartamentet, obligacionet e koleksionet e veprave të artit

Zbardhet pasuria e 7 anëtarëve në detyrë të Gjykatës Kushtetuese. Kjo gjykatë ka në dorë shumë çështje me rëndësi, ku më kryesoret janë padyshim fati i zgjedhjeve vendore dhe shkarkimi i presidentit.

Teksa për këtë të fundit nuk ka ende një datë se kur do të mbahet seanca e parë gjyqësore, sa u takon zgjedhjeve nesër do vendoset nëse do rrëzohet 30 qershori. Por teksa të gjithë kanë kthyer sytë nga kjo gjykatë, gazeta ka siguruar deklarimet pasurore të anëtarëve për vitin 2020. Të dhënat janë marrë pranë Inspektorit të Lartë të Deklarimit dhe kontrollit të pasurive, ku disa anëtarë bëjnë deklarim fillestar sepse vjet morën detyrën, ndërsa emrat e vjetër thjesht kanë bërë ndryshimet që iu kanë ndodhur në pasuri.

Nëse e nisim me kryetaren në detyrë, Vitore Tusha, ajo ka deklaruar: Llogari rrjedhëse, 2.542.765 lekë; Llogari rrjedhëse, 280 euro; Paga si kryetare në detyrë e Kushtetueses, 3.402.954 lekë; paga si Zv/kryetare e KED, 462.573 lekë; Të ardhura nga Shkolla e Magjistraturës, 27.033 lekë; Bashkëshorti, pension të parakohshëm, 580.600 lekë; Djali, bursë studentore nga Bashkia e Tiranës, 81.500 lekë; Vajza 4 llogari bankare, 174.683+73.959+93.909+200.052 lekë ;

Fitimi neto i vajzës si notere, 2.336.625 lekë; Vajza, të ardhura nga mësimdhënia, 56.429 lekë ; Vajza e dytë, 3 llogari bankare, 8.752 euro+1.364 euro+ minus 469 lekë; Vajza e dytë të ardhura nga puna në Itali dhe paketa e ndihmës në këtë shtet, 2.739+7.007 euro; Vajza e dytë, paga pranë Auto 1 Albania, 1.370 euro.

Anëtarja tjetër Esla Toska ka deklaruar: Dy llogari rrjedhëse, shtuar me 39231 lekë dhe shtuar me 1484 euro; Obligacion 2-vjeçar 1 milion lekë, -19.200 lekë; Obligacion 10-vjeçar me vlerë 732.081 lekë, -51.244 lekë; Obligacion 10-vjeçar, 590.600 lekë, -34.608 lekë; Paga në Kushtetuese, 2.851.836 lekë; Të ardhura në Shkollën e Magjistraturës, 41432 lekë; Paga nga mësimdhënia, 40.284 lekë;

Pjesëmarrje në KiE, 254 euro; Kthim shume mbi të ardhurat individuale në Drejtorinë e Tatimeve, 68.820 lekë; Bashkëshorti i saj ka deklaruar: Llogari bankare, +14181 lekë; Paga si specialist në Ministrinë e Infrastrukturës, 623.260 lekë; Pensioni i nënës, 15.800 lekë/muaj.

Deklarimet e Xhaferllarit dhe Papajorgjit

Një ndër emrat që hyri me shumë bujë në Kushtetuese ishte Marsida Xhaferllari. Ajo hyri falë manovrave të presidentit, i cili shkeli edhe ligjin, duke përzgjedhur emrin e katërt në renditje. Po ashtu ndaj tij nisi dhe një proces shkarkimi për të tilla lëvizje. Xhaferllari pranë ILDKP ka deklaruar për vitin 2020: Llogari bankare, 268.940 lekë; Depozitë bankare, 2.416.314 lekë;

Llogari kursimi, 24.289 euro; Llogari kursimi mbyllur në dhjetor 2020, minus 2.126 USD; Paga në Kushtetuese, 2.851.836 lekë; Pagesa nga Terres des Homme për hartimin e protokollit të punës për fëmijët në konflikt me ligjin, 221.000 lekë.

Një anëtare tjetër e cila ishte ndër të parat që u fut me ligjin e ri është dhe Fiona Papajorgji. Ajo ka deklaruar: Llogari për pagën, 1.298.000 lekë; Pagesë nga mësimdhënia, 3.984 lekë; Depozitë bankare, 10 mijë lekë; Dy llogari me vlerë secila 150 mijë lekë; Paga si gjyqtare, 2.851.836 lekë; Mësimdhënie në UET, 112.636 lekë; Paga në KED, 462.573 lekë. Ajo që bie në sy është se emrat e emëruar në fazën e dytë kanë pasuri më të lartë. Një ndër ta është zoti Kalo, i cili ka deklaruar se zotëron dhe një koleksion veprash arti me vlerë shumë të lartë.

Ja pasuria e deklaruar nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

Vitore Tusha

1. Llogari rrjedhëse, 2.542.765 lekë

2. Llogari rrjedhëse, 280 euro

3. Paga si kryetare në detyrë e Kushtetueses, 3.402.954 lekë

4. Zv/kryetare e KED, 462.573 lekë

5. Të ardhura nga Shkolla e Magjistraturës, 27.033 lekë

6. Bashkëshorti, pension të parakohshëm, 580.600 lekë

7. Djali, bursë studentore nga Bashkia e Tiranës, 81.500 lekë

8. Vajza 4 llogari bankare, 174.683+73.959+93.909+200.052 lekë

9. Fitimi neto i vajzës si notere, 2.336.625 lekë

10. Vajza, të ardhura nga mësimdhënia, 56.429 lekë

11. Vajza e dytë, 3 llogari bankare, 8.752 euro+1.364 euro+ minus 469 lekë

12. Vajza e dytë të ardhura nga puna në Itali dhe paketa e ndihmës në këtë shtet, 2.739+7.007 euro

13. Vajza e dytë, paga pranë Auto 1 Albania, 1.370 euro

Elsa Toska

1. Dy llogari rrjedhëse, shtuar me 39231 lekë dhe shtuar me 1484 euro

2. Obligacion 2-vjeçar 1 milionë lekë, -19.200 lekë

3. Obligacion 10-vjeçar me vlerë 732.081 lekë, -51.244 lekë

4. Obligacion 10-vjeçar, 590.600 lekë, -34.608 lekë

5. Paga në Kushtetuese, 2.851.836 lekë

6. Të ardhura në Shkollën e Magjistraturës, 41432 lekë

7. Paga nga mësimdhënia, 40.284 lekë

8. Pjesëmarrje në KiE, 254 euro

9. Kthim shume mbi të ardhurat individuale në Drejtorinë e Tatimeve, 68.820 lekë

Bashkëshorti

10. Llogari bankare, +14181 lekë

11. Paga si specialist në Ministrinë e Infrastrukturës, 623.260 lekë

12. Pensioni i nënës, 15.800 lekë/muaj

Marsida Xhaferllari

1. Llogari bankare, 268.940 lekë

2. Depozitë bankare, 2.416.314 lekë

3. Llogari kursimi, 24.289 euro

4. Llogari kursimi mbyllur në dhjetor 2020, minus 2.126 USD

5. Paga në Kushtetuese, 2.851.836 lekë

6. Pagesa nga Terres des Homme për hartimin e protokollit të punës për fëmijët në konflikt me ligjin, 221.000 lekë

Fiona Papajorgji

1. Llogari për pagën, 1.298.000 lekë

2. Pagesë nga mësimdhënia, 3.984 lekë

3. Depozitë bankare, 10 mijë lekë

4. Dy llogari me vlerë secila 150 mijë lekë

5. Paga si gjyqtare, 2.851.836 lekë

6. Mësimdhënie në UET, 112.636 lekë

7. Paga në KED, 462.573 lekë

Bashkëshorti

8. Llogari për pagën në polici, 228.195 lekë

9. Paga si specialist kërkimi në polici, 1.020.000 lekë

Altin Binaj

1. Të ardhura neto 2 562 212 lekë nga paga si prokuror/drejtues në Prokurorinë e Apelit Vlorë për periudhën 01.01.2020 deri më 21.12.2020.

2. Të ardhura neto 77 489 lekë nga paga si Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese për periudhën 22.12.2020 deri në 31.12.2020.

3. Të ardhura neto 127 307 lekë nga shpërblimet për shkak të angazhimit si lektor në trajnimet e Shkollës së Magjistraturës Tiranë, dhe në bashkëpunim me OSBE gjatë vitit.

4. Interesa 1 euro gjatë vitit nga depozita në euro.

5. Interesa 1 167 lekë nga depozita në lekë.

6. Të ardhura 18 euro nga interesi i obligacioni të bankës.

7. Bashkëshortja, Znj. Nereida Binaj, të ardhura neto 2 120 755 nga ushtrimi i profesionit privat si avokate në Dhomën e Avokatisë Vlorë.

8. Nëna të ardhura 275 000 lekë nga pensioni.

9. Subjekti deklaron shtesë në likuiditete 338 442 Lekë me burim të ardhurat prej veprimtarive publike personale.

10. Subjekti deklaron mbyllje të llogarisë rrjedhëse në lekë të krijuar nga kalimi i pagave vitet e mëparshme.

11. Bashkëshortët deklarojnë shtimin e pasurisë me automjet tip “Nisann” me vlerë 9 000 Euro blerë me kursimet nga të ardhurat familjare.

12. Mbyllur kredia personale me vlerë 815 000 lekë. Detyrim 0.

13. Detyrim i mbetur 3 362 654 lekë për kredinë hipotekore me vlerë fillestare 4 080 000 lekë.

14. Subjekti deklaron 400 000 lekë gjendje overdraft me 0 detyrim për t’u paguar.

15. Subjekti deklaron kartë krediti me 200 000 lekë me rinovim automatik të papërdorur. Detyrim 0.

16. Bashkëshortja, Znj. Nereida Binaj, deklaron 0 USD gjendje në llogarinë rrjedhëse personale në USD, hapur për pagesën e shkollimit të djalit.

17. Bashkëshortja, Znj. Nereida Binaj, gjendje 2 518 lekë në llogarinë rrjedhëse të personit fizik.

18. Bashkëshortët deklarojnë blerjen 7 000 euro të obligacionit me interes fix çdo 6 muaj, të emërtuar në 08.04.2020 me afat maturimi 2 vjet deri në 06.04.2022 me interes 64 euro. Burimi të ardhurat e krijuara në llogarinë rrjedhëse në USD të personit fizik.

19. Gjendje 6 744 euro e llogarisë në euro të personit fizik të krijuara nga aktiviteti privat.

20. Bashkëshortë deklarojnë gjendje 10 769 euro në llogarinë rrjedhëse personale të krijuar nga të ardhura nga aktiviteti privat, paga e bashkëshortëve dhe pakësimi i kursimeve familjare. Qëllimi mbulimi i shpenzimeve të kostove të shkollimit dhe jetesës së djalit në Holandë. Në 06.11.2020 kjo shumë u rikthye në llogari nga Universiteti si rezultat i zhvillimit të mësimit online nga pandemia.

21. Bashkëshortët deklarojnë pakësim me 56 000 lekë në llogarinë rrjedhëse të personit fizik dhe gjendje 0 lekë në fund të vitit.

22. Bashkëshortja, Znj. Nereida Binaj, hequr dorë nga 1/4 e pasurisë së paluajtshme të prindërve të saj që i rridhte nga bashkëpronësia e detyrueshme për shkak të ligjit duke e kaluar në favor të së ëmës me anë të kontratë së dhurimit nënshkruar në 14.09.2020.

23. Bashkëshortët deklarojnë kartë debiti me gjendje 647 lekë në fund të vitit, në emë të djalit Gerard Binaj, hapur për derdhje në shuma të vogla për shpenzimet e të birit.

24. Bashkëshortët paguar 9 000 euro për blerjen e automjetit tip “Nissan”. Burimi kursimet nga të ardhurat ndër vite.

Përparim Kalo

1. Bashkëzotërues i një apartamenti me sip 58.3 m2 dhe 8,75 m2 bodrum, privatizuar në vitin 1998 sipas ligjit nr 7652 datë 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore” me kontratën noteriale datë 09.09.1996 me vlerë 4 429 Lekë (sipas vlerës së kohës)

1.Gjendje në llogari në vlerën 480 000 Lekë

2. Gjendje në llogari në vlerën 100 Euro

3. Gjendje në llogari në vlerën 25 216 Lekë

4. Gjendje në llogari në vlerën 30 876 Euro

5. Gjendje në llogari në vlerën 392 USD

6. Gjendje në llogari në vlerën 1 106 075

7. Automjet tip Mitsubishi Pajero me vit prodhimi 2002, e përdorur dhe me vlerë 25 000 Euro, blerë në vitin 2005 në Bochum

8. Automjet tip Mitsubishi Pajero me vit prodhimi 2017 me vlerë 3 200 000 Lekë, e përdorur, me burim financimi kredi bankare

9. Vepra arti piktura dhe skulptura artist vendas dhe artistë të huaj, deklaruar në vlerën 120 000 Euro

10. Kapitali i shoqërisë Kalo&Associates Tiranë në vlerën 8 027 141 Lekë

11. Vajza, znj.Eni Kalo, 19,5% e kuotave në shoqërinë Kalo&Associates me vlerë 1 565 292 Lekë, me burim krijimi 8% fituar me kontratë nga Përparim Kalo dhe 11,5% fituar përmes dhurimit

12. Të ardhura nga punësimi në Shkollën Ushtarake të Kuadrove Rezervë, Zall Herr për periudhën shtator 1980-dhjetor 1990 në vlerën 780 Lekë në muaj

13. Të ardhura nga punësimi në Ministrinë e Drejtësisë për periudhën janar 1991-janar 1993 në vlerën 1 000 Lekë