Tirana është përfshirë nga atmosfera e festës së shpirtrave e njohur ndryshe me emrin Hallouin. Shumë prej fëmijëve nuk e dinë kuptimin e kësaj festë pagane, e megjithatë, të nxitur edhe nga shokët e tyre, ata janë përgatitur me kostume të frikshme, maska e make-up, shpenzime që në shumë raste i kalojmë 3 mijë lekët
Festa e Halloween-it ose dita e përkujtimit të shpirtrave, është khyer tashmë në traditë në Tiranë. Përgatitjet kanë nisur prej ditësh, për të kulmuar mbrëmjen e kësaj të diele. Qendrat tregtare në Tiranë e kanë përqendruar aktivitetin e tyre pikërisht në tematikën e kësaj feste.
U interesuam pranë qendrave tregtare dhe tregjeve në kryeqytet, lidhur me shpenzimet për këtë festë, duke mësuar se vlera minimale e një kostumi, varion nga 1000 deri në3 mijë lekë. Çmime të tilla reklamohen edhe në faqet online të shitjeve.
Jashtë kamerave prindërit thonë se detyrohen t’ua blejnë fëmijëve kostumet dhe maskat, pavarësisht çmimit. Për këtë vit për djemtë personazhi i preferuar është Spiderman ndersa për vajzat Ana dhe Elsa. Megjithatë, pavarësisht moshës, më të preferuarat janë kostumet dhe make-upi i frikshëm
Ky është një moment festiv i zhvilluar nga nxënësit e klasës së pestë të një shkolle në kryeyqytet.
Unë jam personazhi i doktor vdekjes që njerëzit që vijnë për tu shëruar tek mua unë i vras.
Të pëlqen festa e Halloween?
Po shumë.
A e di ti se cfarë kuptimi ka kjo festë?
Që të gjithë të tmerrohen dhe të gëzohen.
Unë jam gjysëm kungulli që kur njerëzit janë të mërzitur shkon dhe i gëzon.
Tradita e do që fëmijët të veshur me kostume të ndryshme të shkojnë shtëpi më shtëpi dhe të kërkojnë karamele, ndërsa atij që refuzon do t’i punohet një rreng.
Unë jam njeri i vdekur që natën cdo natë të Halloween unë vras njerëz.
Ti çfarë personazhi je?
Jockeri.
A nuk të tremb kjo fytyra?
Jo fare.
Festa e Halloweenit është një festë pagane me simbolikë kryesore kungullin dhe kostumet e frikshme. Ajo njihet si festa e shenjtorëve dhe besohet ta ketë origjinën në festivalin antiktëkeltëve të njohur si Samhain. Në Skocinë e vjetër mendohej se ishte pikërisht nata e 31 tetorit, kur nuk kishte më kufi mes botës së të gjallëve dhe të vdekurve./ Doris Sallaku/ Shqiptarja.com