Ilir Meta ka marrë pjesë në meshën e së dielës në Kishën Ortodokse Arbëreshe të Shën Athanasit në Romë.
Ai ka ndarë një poezi arbëreshe si një nga poezitë më të bukura dhe frymëzuese. Meta shkruan se teksti i saj këndohet çdo të dielë, si lutje, në meshën që mbahet në Kishën Ortodokse Arbëreshe të Shën Athanasit në Romë.
“O mburonjë e Shqipërisë” është një nga poezitë më të bukura dhe frymëzuese arbëreshe, që kam lexuar. Më e veçantë ajo bëhet kur mëson se teksti i saj këndohet çdo të dielë, si lutje, në meshën që mbahet në Kishën Ortodokse Arbëreshe të Shën Athanasit në Romë.
Duke e ndarë me ju këtë poezi, një hymn për mbrojtjen e Shqipërisë dhe ku aq bukur vargjet lartësojnë BESËN, këtë vlerë të shenjtë e të çmuar, tipar dallues të kombit tonë, u bashkohem sot lutjeve të arbëreshëve që Zoti t’i bekojë shqiptarët dhe familjet e tyre kudo ndodhen”- shkruan Meta.