Lirohet nga burgu ish-deputeti Mark Frroku. Gjykata e Fierit dha vendimin për ta liruar me kusht.
Ai u dënua në prill të vitit të kaluar nga gjykata e shkallës së parë e Tiranës me 7 vjet e 6 muaj burgim për akuzat e fshehjes së pasurisë dhe ndërtim të paligjshëm.
Më herët, Frroku u dyshua edhe për vrasjen e shtetasit shqiptar Aleksander Kurit në vitin 1999 në Belgjikë, por këto dyshime nuk u provuan.
Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 25 vite burgim për Frrokun, nga të cilat 17 vetëm për akuzën e vrasjen në kryeqytetin belg, Bruksel, në vitin 1999, të një shqiptari, gjatë një përplasjeje mes grupeve që kontrollonin një rrjet prostitucioni.
Mark Frroku u shpall i pafajshëm për ngjarjen e ndodhur në Belgjikë.