Deklarata e papritur e Kreshnik Spahiut, zbulon ‘dhuratën’ Zyra e Lulzim Bashës nuk i ka pëlqyer deklaratat e deputetit Tomor Alizoti dhe për këtë arsye kanë vendosur që ta sulmojë.
Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ‘i ka dalë në mbrojtje’ Alizotit duke ironizuar Lulzim Bashën.
Spahiu shkruan se ‘është më dinjitoze të mos shkruash fare libra si Tomori, sesa të vetmin libër në jetë që publikoi në jetë Lulzimi “Misioni im” ia shkruajti tjetër kush dhe e shpërbleu me futjen në listë si deputete’
Pjesë nga shkrimi i Spahiut
Gjithsesi është më dinjitoze të mos shkruash fare libra si Tomori, sesa të vetmin libër në jetë që publikoi Lulzimi “Misioni im” i’a shkruajti tjetër kush dhe e shpërbleu me futjen në listë si deputete.
Beni dhe Tomori janë 10 vjet më të mëdhenj në moshë se Lulzimi, por 50 vjet më të rinj referuar mendimit dhe intelektit të tyre krahasuar me njeriun i cili ngjan më plak se Saliu, në shterpësinë apo impotencën e mendimit politik në Shqipëri.
Ai është i veçantë në llojin e tij, por me një karakteristik që do harrohet shpejt pasi ta flak Saliu sepse ndryshe nga Beni dhe Tomori ky nuk di as shkrim dhe as këndim politik.
Të gjithë do themi: “Na ishte një herë një manekin, që na e bëri peshqesh Saliu”