Juria e SHBA ka vendosur që Eddie Bolden ng Chicago të dëmshpërblehej me 25 milionë dollar, pasi kaloi 22 vite burg për një krim që nuk e kreu.
Eddie Bolden u dënua për dy vrasje të vitit 1994 për të cilat policia kishte pretenduar se një marrëveshje droge kishte shkuar keq, dhe nuk u lirua nga burgu deri në vitin 2016, megjithëse ai pretendonte me këmbëngulje pafajësinë e tij.
Kohën kur u krye krimi, policia duket se shpërfilli deklaratat e dëshmitarëve të cilët kanë thënë se ai ndodhej në lokalin përballë të cilit ndodhi vrasja.
Gjithashtu, dy detektivë policie u urdhërin që t’i paguanin Bolden 100 mijë dollarë.
Mediat amerikane shkruajnë se Irving Clayton dhe Derrick Fraser u vranë më 29 janar 1994 dhe veturës në të cilën ndodheshin iu vu zjarri. Disa dëshmitarë pohuan se Bolden ishte në një restorant peshku në kohën e të shtënave, sipas CBS Chicago. Por vëllai i njërit prej viktimave, i cili gjithashtu u plagos nga të shtënat, e identifikoi Bolden në stacionin e policisë si vrasës.