Në Premier League pati surpriza të mëdha. Duke nisur nga ajo më e madhja, humbja e Man. City në “Etihad” përballë Crystal Palace.
Skuadra e Patrick Vieira bëri një ndeshje të madhe duke mposhtur djemtë e Guardiolës me rezultatin 2-0 me golat e Zaha dhe Gallagher. Laporta ua vështirësoi ndeshjen Citizens teksa doli me të kuq në 45’.
Një tjetër surprizë ishte barazimi i Liverpool. Me një avantazh të merituar 2-0 ndaj Brighton me golat e Henderson dhe Mane, “the reds” u barazuan nga Mwepu 41’ dhe trossard në 65’.
Përfitoi nga këto rezultat të rivalëve, Chelsea që edhe pse me dëmtimet e sulmuesve, mori një fitore të pastër 3-0 në transfertën me Newcastle.
Sfida u vendos në pjesën e dytë kur arritën të shënonin me radhe nga Reece James në 65’ e 77’ dhe Jorginho në 81’.
Me këtë fitore, Chelsea kryeson i vetëm me 25 pikë i ndjekur nga Liverpool me 22, Man. City 20 dhe West Ham 17 pikë.