GJKKO mori sot vendimin për të lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për ish-drejtorin e RTSh-së, Thoma Gëllcin. Lidhur me këtë vendim të GjKKO ka ardhur një koment edhe nga gazetarja Anduena Llabani.
Pse iu desh kaq shumë kohë gjykatës për vendimin për Thoma Gëllçin?
Llabani: Kjo lidhet vetëm me një fakt. Në një seancë që zgjati janë paraqitur prova për periudhën gjatë kohës që drejtonte TVSH, bëhet fjalë për 86 milionë lekë për blerjen e pajisjeve për një kanal TV ARGO. Bashkë me Gëllçin akuzohen edhe 3 nënpunës.
Cili do jetë hapi i radhës i mbrojtjes së Gëllçit?
Llabani: Gëllçi ka thënë se nuk do flasë për akuzat derisa të njihet me provat. Avokati tha se provat nuk mund të bëhen publike sepse janë sekret hetimor. Të tjera prova janë në ngarkim të tij dhe kjo është maja e ajsbergut. Fakti i mbajtjes nën arrest e bën të pamundur rikandidimin e tij. Sipas avokatëve ai shikohej si kandidati potencial.