osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fatos Klosi: Ilir Meta emri i dytë që pritet të shpallet “non grata” nga amerikanët, prandaj Lulzim Basha bëri distancimin publik nga presidenti

Fatos Klosi: Ilir Meta emri i dytë që pritet të shpallet “non grata” nga amerikanët, prandaj Lulzim Basha bëri distancimin publik nga presidenti

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka komentuar zhvillimet brenda Partisë Demokratike, duke e ndalur theksin tek “Foltorja” e Sali Berishës dhe sulmet e kreut të PD, Lulzim Basha, i cili këtë të enjte nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë sulmoi fort ish-liderin demokrat, presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, që i etiketoi si trekëndëshi i Bermudës.

Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Klosi deklaroi se kryedemokrati Lulzim Basha po sulmon presidentin Meta, pasi ka frikë se ky i fundit do t’i marrë drejtimin e opozitës dhe për faktin që nuk i duhet më as ai dhe as Lëvizja Socialiste për Integrim. Sa i takon Berishës, ish-kreu i SHISH theksoi se ish-kryeministri po luan blofin me padinë që ka bërë ndaj Sekretarit Blinken në Francë, ndërsa shtoi se s’ka shanse ta çojë vendin drejt destabilizimit.

-Zoti Klosi, ditën e enjte kryedemokrati Basha sulmoi për herë të parë në këto vite presidentin Meta, duke e akuzuar si mbështetës të foltores së Berishës. Ai tha se bashkë me Ramën ata krijojnë “Trekëndëshin e Bermudës”. Pse erdhi ky qëndrim i Bashës?

Akuzat e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndaj presidentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha se këta të tre janë pjesë të një trekëndëshi Bermude, të formuar nga e njëjta brinjë, është një deklaratë shumë e fortë. Unë mendoj se e reja në këtë deklaratë të lëshuar nga Lulzim Basha është se ai ka sulmuar publikisht presidentin Meta dhe e futi edhe atë në këtë valle.

Pse mendoj se gjithë surpriza është Meta? Sepse tashmë e kemi parë që Luli po e godet Saliun publikisht kohët e fundit dhe natyrisht që kjo vjen në kuadër të përgjigjes që i bën sulmeve që Berisha lëshon nga “Foltorja” për kreun e PD. Me kryeministrin Edi Rama përplasja e Bashës është akoma një histori e vjetër, pasi ka 8 vjet që Edi është në pushtet dhe Luli 8 vjet kryetar i opozitës. Kështu që janë përballur pafund Basha dhe Rama me njëri-tjetrin, si me fjalë, ashtu edhe me vepra, me manifestime, me shashka, me molotov.

Pra, nga kjo pikëpamje sulmet e Bashës ndaj dyshes Rama-Berisha janë në vazhdën e luftës. Ndërkohë mendoj se histori ku tashmë target i sulmeve të kreut të opozitës është Iliri, kjo është interesante dhe relativisht e re. Natyrisht që ka disa arsye që Basha ka nisur sulmet edhe akuzat në adresë të Ilir Metës. Aleanca mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim e bëri detyrën, pasi këto dy parti qëndruan në pushtet së bashku me njëra-tjetrën për katër vjet dhe pastaj Meta doli nga ajo aleancë dhe u bashkua me Partinë Socialiste. Nisur nga këto fërkime edhe aleanca e fundit PD-LSI dështoi në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, sepse Basha dhe Kryemadhi hynë të ndarë në zgjedhje dhe i humbën ato. Kështu që Basha e ka nuhatur që Ilir Meta dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk i duhen më, andaj dhe ka nisur ofensivën.

Ndërsa arsye e dytë është fakti se Iliri praktikisht po pretendon dhe ka dhënë sinjale se do të jetë lideri i opozitës dhe mesa duket Luli e ka kuptuar dhe po i bën parapritë luftës, e cila për mendimin tim në të ardhmen mes Bashës dhe Metës do të intensifikohet. Ndërkohë arsyeja e tretë që është më e fortë, ka të bëjë me faktin se Ilir Meta pritet, të paktën nga të gjithë dhe kjo është më shumë hamendje që amerikanët ta shpallin edhe atë “non grata”. Kështu që nisur nga këto arsye, Basha ka nisur sulmet ndaj Metës, duke i dalë përpara situatës dhe duke thënë se shikoni unë me Ilirin nuk do të bëjmë më aleanca dhe do ta kem kundërshtar siç kam Berishën, për arsyet e sipërpërmendura. Thënë ndryshe këto janë arsyet se përse Lulzim Basha sulmoi publikisht Ilir Metën.

-Një tjetër zhvillim është se ish-kryeministri Berisha ka shpallur kandidaturën për kryetar të PD. A është mundur që ai të marrë frenat e partisë?

Vetëshpallja e Sali Berishës se do të jetë një ndër kandidatët për të marrë drejtimin e kreut të Partisë Demokratike është absurde dhe mendoj se rikthimi i tij në krye të PD do të ishte fatkeqësi për vendin. Nga kjo pikëpamje mendoj se Sali Berisha i ka hyrë kësaj lufte dhe ka nisur takimet me demokratët për interesa të pastra personale dhe asgjë tjetër.

Berisha as që nuk do t’ia dijë për PD-në, por duke e parë veten e tij në rrezik, po përpiqet të mbrohet. Kështu që Saliu ka vendosur që mbrojtjen më të mirë përballë amerikanëve dhe drejtësisë ta bëjë përmes Partisë Demokratike. Pra, Berisha gjoja duke rilindur PD-në, po tenton të mbrojë veten. Saliu pretendon ta marrë Partinë Demokratike dhe ta bëjë atë që ka qenë në kohën kur drejtohej prej tij. Unë nuk çuditem që Berisha ka shfaqur ambicien për të garuar për kreun e PD-së.

Por nga ana tjetër ka edhe një arsye tjetër se përse Berisha kërkon të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, pasi ai nuk ia ka më besën askujt në PD dhe kjo u pa kur Luli e përjashtoi nga grupi parlamentar demokrat. Basha për Berishën konsiderohej si një nga njerëzit më besnikë të tij që e mbështeti për 8 vite rresht dhe në fund Luli përpara interesave të tija zgjodhi ta linte Saliun. Kështu që nisur nga kjo eksperiencë, Berisha ka vendosur të mos i besojë kërkujt në Partinë Demokratike dhe për rrjedhojë ka shfaqur ambicien për të marrë PD-në. Ndërkohë arsyeja më e fortë është imunitet që Partia Demokratike i jep Sali Berishës.

Ky i fundit do që të vijë në krye të PD-së për të gëzuar imunitet. Pse do thoni ju? Sepse duke qenë në krye të Partisë Demokratike natyrisht nuk do ta kenë të lehtë amerikanët dhe drejtësia që ta godasin. Kjo pasi problemi do të trajtohet politikisht dhe Sali Berisha do të thotë që shikoni po goditet kreu i opozitës, paçka se ai është i korruptuar dhe ka mundur demokracinë sipas Departamentit Amerikan të Shtetit.

Pra, Berisha shpreson që do të trajtohet si drejtues i opozitës që po luftohet politikisht dhe do të ngrejë alarmin se jemi në demokraci, e pavarësisht këtij sistemi, po sulmohet kreu i minorancës. Thënë ndryshe të gjitha këto që po bën Sali Berisha janë strategji të mirëmenduara dhe që bëhen për interesa personale. Sa i takon asaj që Saliu thotë se gara për kreun e PD-së do jetë e barabartë dhe demokratike, harrojeni se do të ndodhë, pasi futja e tij, e tregon se ai do të jetë kreu i ri i Partisë Demokratike, nëse gjithmonë marrim të mirëqenë se Berisha do të rrëzojë Lulin.

-Berisha ka thënë që një gjykatë në Francë ka pranuar padinë e tij kundër Sekretarit Amerikan Blinken. Si i shini këto zhvillime?

Sa i takon deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha në turin e tij “Foltorja” se është pranuar padia e tij nga gjykata franceze kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken mendoj se kjo është e gjitha një farsë. Dërgimi i çështjes nga Berisha në një gjykatë në Francë është një zgjidhje që ka menduar Saliu, por nuk ka asgjë për të çuditur. Berisha e ka hedhur këtë hap për të trembur amerikanët dhe nuk e detyron askush shefin e DASH, siç e fton Berisha që të shkojë në gjyq me të e të ballafaqohen në Francë.

Gjykata në Francë që Sali Berisha ka kërkuar ndihmë është thjesht strategji dhe mesazh që unë nuk trembem nga drejtësia dhe SHBA, jam i pafajshëm dhe vete tek një gjykatë e pavarur që do të tregojë të vërtetën. Me një fjalë Berisha e ka çuar çështjen në Francë për konsum të brendshëm të Partisë Demokratike. Pra Berisha ka vajtur në gjykatën francez për t’iu bërë presion kundërshtarëve dhe për të treguar se ai është i pafajshëm. Vetëm i pafajshmi kërkon drejtësi dhe këtë lojë po bën Saliu.

Nga ana tjetër Sali Berisha nuk ka për t’i bërë gjë Sekretarit Antony Blinken, pasi vendimi që ai e shpalli Berishën “non grata” nuk është i tij personal, por i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe është vendim i shtetit dhe administratës amerikane. Kështu që nuk mund të çosh në gjykatë shtetin amerikan dhe e gjithë kjo që po bën Sali Berisha është një blof dhe falsitet.

DASH e ka kopsitur dosjen e Berishës dhe ajo dosje ka prova dhe fakte të shumta e të rëndësishme, detaje këto që e trembin Berishën. Pra si përfundim Berisha paditini Sekretarin Blinken, pasi kërkon që t’iu tregojë mbështetësve të tij se unë jam Sali Berisha, nuk kam frikë asnjë dhe jam i pafajshëm.

-Berisha çdo ditë bën thirrje për protesta për rrëzimin e Ramës. A rrezikohet stabiliteti i vendit?

Thirrjet e ish-kryeministrit Sali Berisha për protesta të fuqishme kundër qeverisë “Rama 3” janë thirrje dëshpëruese dhe që kanë në thelb të mbajnë të karikuar ata pak njerëz që i shkojnë pas Saliut. Ka ikur koha kur pushteti rrëzohet me dhunë siç kërkon Berisha. Ky i fundit ka tentuar disa herë të rrëzojë nga pushteti një qeveri.

Saliu ka qenë në krye të Partisë Demokratike edhe në 14 shtator të vitit 1998 kur bëri grusht shteti dhe praktikisht e rrëzoi qeverinë pasi kryeministri Nano iku në Maqedoni, ai i kapi të gjitha institucionet si ndërtesa, ndërkohë që pasi i kishte bërë të gjitha këto, i la sërish të lira institucionet. Në një vend të NATO dhe një vend që aspiron t’i bashkohet Bashkimit Europian, nuk ka shanse që një qeveri të rrëzohet me dhunë.

Qeveria rrëzohet vetëm me votë. Berisha këto fjalët rrëzim, kaos, protesta të fuqishme i bën në kudër të karikimit të mbështetësve të tij. Këto janë deklarata që Sali Berisha mban me shpresë njerëzit e vet dhe iu premton se do të vijnë në pushtet, pasi të rrëzojnë Edin me protesta. Pra të gjitha këto janë dokrra, pasi Saliu e di që edhe regjimi komunist në ‘90 u rrëzua me vota dhe jo me dhunë në Shqipëri. Kështu që thirrjet e Berishës për kaos janë thjesht në kuadër të presioneve dhe mbajtjes në kushtrim të atij një grusht njerëzish që i shkojnë pas atij.