Izet Haxhia ka reaguar përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, përcjell nga partnerja e tij e cila zotëron aksesin në profilin personal, ku shprehet në emër të tij, se Izeti nuk ka bërë asnjë pakt për ekstradimin e tij dhe nuk ka lidhje me asnjë politikan, sikurse pretendojnë të frikësuarit e drejtësië./Ekskluzive.al
Ja çfarë shkruan në Facebook e tij Izet Haxhia:
Miq te dashur te Izetit!
Ne radhe te pare, keni te gjithe nje pershendetje dhe falenderim nga Izeti! Eshte mire, eshte i vendosur dhe i palekundur ne te Vertetat e tij!
Me kerkoi te komunikoja dicka:
Izet Haxhia ne menyre kategorike, apsolute dhe te panegociueshme nuk ka bere ASNJE marreveshje, ASNJE shitje-blerje, ASNJE bisede te fshehte a te pa-fshehte, me apsolutisht ASNJE krah te politikes ne Shqiperi!!!! Qofshin te majte, apo te djathte!! Cdo spekullim mbi kete teme, eshte i genjeshtert dhe leverdises per ata qe i fshihen te vertetave!! Deshmitari me i pare dhe i besueshem per kete, eshte Zoti vete!!! Ai u vetedorezua me deshiren e tij te lire, per te kerkuar te drejten legjitime, si cdo shtetas tjeter, te gjykohet me DREJTESI!!
Izet Haxhia,eshte teresisht i shkeputur nga cdo politikan shqiptar dhe kete e ka zgjedhur vete ai, me integritetin dhe burrerine qe e karakterizon!
Por, nuk eshte i vetmuar nga shqiptaret, nga une, nga ty, nga ti tjetri, nga ne te gjithe! Qe duam drejtesi per cdo bashkekombas tone! Drejtesi per te pafajshmit dhe drejtesi per fajtoret!!!
E dyta, nje FALENDERIM te vecante per personelin e burgut 302, te cilet po e trajtojne me korrektese dhe profesionalizem maksimal
Me shpresen tek Zoti dhe tek e Verteta, le te solidarizohemi te gjithe ne kerkesen tone per Drejtesi!
Qofshi te gjithe te lumtur e te plotesuar ne jetet tuaja!