Ish-deputeti Halit Valteri shprehet se LSI nuk është drejtuar kurrë nga Monika Kryemadhi. Ai tha se Meta nuk ka ikur kurrë nga partia e tij dhe ai është drejtuesi i saj i vërtetë.
“LSI për mua është një korporatë biznes familjar që ka uljet dhe ngritjet e veta. Nuk besoj se ka ndonjë strategji nga ana e saj, LSI dhe PD janë kthyer në dy institucione ku PD shërben për kunatin e Lulit dhe LSI për familjen Meta. Meta nuk ka ikur kurrë nga partia e tij. Ai e drejton nga presidenca LSI. Nuk ka ikur kurrë thjesht i ka ikur partia nga duart Ilir Metës”, shprehet Valteri në MCN Tv.