Sali Berisha ka folur sot nga Lezha për Vetting-un e politikanëve, duke thënë se ka qenë nismëtar, por propozimi që ka bërë Lulzim Basha është rrëzuar nga Komisioni i Venecias.
Në fjalën e tij në “Foltoren” e Lezhës, Berisha tha se propozimi i dorëzuar nga PD në Kuvend është mashtrim dhe shkelmon orientimin e Venecias.
“Kam qenë nismëtar dhe mbështes Vettingun e politikanëve, por jo mashtrimin. E dërguam ligjin në Komisionin e Venecias, dhe e hodhi poshtë. Ligje që nuk i pranon Komisioni i Venecias, atëherë ne duhet të bëjmë një ligj tjetër që nuk shkelmon orientimin e Komisionit të Venecias. Të kthehemi tek SPAK dhe tek Edi Rama, do të thotë që je peng dhe vasal i tij.
E morët vesh besoj vetëm 24% e shqiptarëve i besonin drejtësisë së Xhorxh Soros dhe Edi Ramës. Të gjithë demokratëve dhe demokrateve kudo që janë dhe mbështesin Edi Ramën, u them dhe u këshilloj miqësisht sillni ndërmend Lezhën dhe e zgjidhni problemin”, tha Berisha.