Sali Berisha në “Foltoren” e zhvilluar në qytetin e Lezhës ka sulmuar qeverinë e Edi Ramës si të përfshirë në trafikun e drogës.
Për të sulmuar ambasadorët e SHBA në Tiranë, shprehet se “Rama i dërgoi presidenti amerikan në zyrën e tij në Shtëpinë e Bardhë për herë të parë në historinë e shtetit amerikan një trafikant droge”.
Në përpjekje për të sulmuar qeverinë e Ramës dhe me mendjen te Lulzim Basha, teksa ka përmendur ministrat e Brendshëm në radhë të Ramës, përmend emrin e kreut të PD në vend të Fatmir Xhafajt.
“U largua Tahiri nga ministri e Brendshme dhe solli Bashën (e ngatërron me Xhafajn, vëllai i te cilit ishte i dënuar ne Itali për trafik droge”, deklaroi Berisha.
Jo vetëm që nuk u kujtua vetë ta korrigjojë, por askush nuk guxoi t’ia kujtojë për një korrigjim të tillë.