Berisha tha se është informuar nga miqtë, që në dosje nuk ka asnjë provë, fakt apo dokument kundër tij. Duke ju referuar çështjes që dosja tashmë ka shkuar në gjykatën franceze, Berisha tha: “Jo vetëm gjykatësi hetues ka pranuar shqyrtimin e padisë, por miqtë e mi më kanë njoftuar se ajo dosje ka zero fakte, zero prova, zero dokumente ashtu siç ju kam thënë unë ju.
Megjithatë ftoj Sekretarin e Shtetit dhe cilindo shtetas, qytetar, institucion të atij vendi e mbarë botës, që çdo fakt, provë, dokument që të ketë, ta çojë në sallën e gjyqit në Paris. Nuk kam asgjë personale dhe do ju them këtu: Të nesërmen e vendimit e kam pyetur veten: Përse e morën këtë vendim ndaj meje? 8 vite, përveç foltores së parlamentit dhe FB nuk kisha asnjë fuqi tjetër”.
Saliu nga skleroza harron se çfarë ka thënë: Më shpalli non grata Soros, Rama, Thaçi dhe Vuçiç sepse ndalova shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Pra shoku Sali paska gënjyer, për derisa deklaron se ai në “8 vite, përveç foltores së parlamentit dhe FB nuk kisha asnjë fuqi tjetër”
Kurse faktet dhe provat nuk i dërgohen Francës, por prokurorisë shqiptare, si shtetas dhe qytetarë shqiptarë, e këtu Berisha është totalisht i çoroditur, sepse në gjykatën franceze nuk ka asnjë dokument dhe dosje për Berishëm . Pra për çfarë dosje flet që nuk ka asnjë dokument, asnjë fakt, asnjë provë.
Departamenti i Shtetit as që i njeh gjykatat franceze dhe as nuk lejon që një gjykatë e huaj të diskutoj, të hetoj apo të gjykoj vendimet e qeverisë amerikane. Ajo dosje duhet të ketë vetëm fakte shfaqësuese, akuzuese dhe prova nga drejtësia shqiptare për pafajsinë e tij, të dorëzuara nga Sali Berisha. Ndaj kjo është një komedi e paparë, me regjizor avokatin francez, për të mbajtur me shpresë Saliun, se gjoja do arrij të kërkoi prova dhe fakte atje ku nuk njihet as presidenti francez, në Departamentin e Shtetit të SHBA-së /Ekskluzive.al