“Shqipëria, është një vend në zhvillim me një ekonomi moderne të tregut të hapur. Që nga viti 2014, ekonomia e Shqipërisë është përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme dhe rritja ekonomike arriti në 3.8% në vitin 2017”, shkruhet në vlerësimin e Agjencisë Amerikane të Inteligjencës (CIA) për zhvillimet ekonomike të vitit 2017 në Shqipëri.
“Stoku i brendshëm i invesitmeve të huaja të drejtpërdrejta është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit, pasi qeveria ka hyrë në një program ambicioz për të përmirësuar klimën e biznesit nëpërmjet reformave fiskale dhe legjislative. Qeveria është e fokusuar në thjeshtëzimin e kërkesave të licencimit dhe kodeve tatimore.
Programi trevjeçar i FMN-së në Shqipëri u përfundua me sukses në shkurt 2017. Qeveria shqiptare ka forcuar mbledhjen e taksave mes pagave dhe pensioneve të moderuara publike”, shkruan raporti.
Lidhur me sektorin energjitik, thuhet në raport, qeveria ka filluar të përmirësojë rrjetin e shpërndarjes. Zbatimi më i mirë i kontratave të energjisë elektrike ka përmirësuar qëndrueshmërinë financiare të sektorit, duke zvogëluar mbështetjen e tij në buxhetin e shtetit.