osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Kryeministri Edi Rama ka dhënë dje sinjale se është i gatshëm që të diskutojë me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha sa i takon propozimit të këtij të fundit për të futur në veting politikanët shqiptarë. Kryeministri Rama mblodhi dje pasdite në selinë rozë drejtuesit e 12 qarqeve të vendit, ndërkohë që pas kësaj mbledhje foli për mediat.

I pyetur për propozimin e kryedemokratit Basha për vetingun e politikanëve, shefi i qeverisë theksoi se pranon të ulet në tryezë me opozitën, për të dëgjuar argumentet e tyre. “Do të ulemi me vullnet të mirë për çdo gjë që opozita do të diskutojë. Më 2018 ka pasur një propozim, që është konsideruar jo bindës. Nuk dimë gjë për propozimin e ri. Janë tre vite, në tre vite gjërat evoluojnë, argumentet po. Nëse ka argumente bindës, ne do bëjmë më të mirën. Seriozitet mbi parimin se jemi gati të diskutojmë çdo gjë, fillon nga këtu.

Nëse që në fillim ne themi fjalën e fundit në dialog, atëherë s’ka tryezë. Do të ulemi në tryezë, do të japim gjithë disponimin për të dëgjuar, do dëgjojmë, do themi ato që mendojmë, do marrim mendimet e ekspertëve tanë të fushës dhe do arrijmë në konkluzione në mënyrë sa më civile. E kam thënë që cilësia e demokracisë, e bashkëjetesës, nuk varet nga sa shpesh biem dakord, por nga mënyra se si nuk biem dakord.

Mund të mos biesh dakord duke gjuajtur me gurë, por edhe duke argumentuar normalisht. Ne duam këtë të dytën”, deklaroi ai. Pra fakti që kryeministri Rama pranon të ulet me kryedemokratin për vetingun tregon se PD-PS po shkojnë drejt konsensusit për këtë gjë, ndryshe nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe LSI që kanë dalë kundër nismës së propozuar nga Basha.

Rama: Do shkoj të dëshmoj në komisionin për 25 prillin

Më tej gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa zbuloi se është i gatshëm të shkojë për të dëshmuar nëse do t’i kërkohet nga ana e komisionit. Sipas tij, PD i ka humbur zgjedhjet pavarësisht akuzave që hedh ndaj PS. “Nuk kam asnjë problem, unë nuk kam pasur një ftesë, por jam patjetër në dispozicion. Nuk kam asnjë problem për gjërat do më kërkohet për të thënë atë që unë kam për të thënë. Nuk kam probleme.

Ai është një komision që është ngritur me kërkesën e opozitës. E dimë si kanë rrjedhur ngjarjet. Nuk ka jo vetëm qytetarë të angazhuar në zgjedhje në krahun tonë, apo të angazhuar në zgjedhje si një votues i lirë, pa qenë i lidhur drejtpërdrejtë me një parti, por nuk ka as mes demokratëve dhe kjo del për ditë e më e qartë se PD ka humbur zgjedhjet. Pastaj këto historitë me masakra dhe përralla të tjera janë propagandë që është puna e tyre”, u shpreh ai.

Kreu i PS komenton rikthimin e Berishës në krye të PD

Por kryeministri Edi Rama ka komentuar ditën e djeshme edhe përpjekjet e rikthimit të ish-kryeministrit Sali Berisha në krye të Partisë Demokratike, teksa deklaroi se është për të ardhur keq për situatën ku ndodhet selia blu. “Nuk kam asnjë koment se çfarë ndodh në fushën e PD, por nëse do ishin mbledhur humoristët dhe satiristët që të shkruanin një pjesë me shumë seri se PD mund të katandiset në një objekt keqardhje, është ajo që po ndodh në PD”, nënvizoi Rama.