Lojtari i PSG-së, Ander Herreira, ka denoncuar në komisaritat pasi pësoi një sulm mbrëmë në Bois de Boulogne, në periferi të Parisit. Siç konfirmohet nga AS, mesfushori u befasua nga sulmi në të cilin i morën celularin dhe portofolin me 200 euro.
Katër persona kanë shfrytëzuar momentin kur mesfushori ka ndaluar në semafor, siç e ka përshkruar lojtari në polici, për të hyrë të automjet, ku më pas kanë marrë sendet personale.
Hetimet vijojnë që nga orët e para të mëngjesit. Shtypi francez siguron se njëri për hajdutëve është një prostitutë transseksuale, ndonëse në media të ndryshme nuk është identifikuar identiteti i autorit.
La Perisien raportoi disa orë më parë se grabitësi i kishte kërkuar Herrerës që ta linte në një vend të caktuar si kusht për t’ia kthyer telefonin, diçka që mesfushori e refuzoi kategorikisht.