Prej 2015 rrugëve të Tiranës u janë shtuar koristë e biçikletave, duke ngushtuar rrugët për të nxitur pedalimin dhe dekurajuar automjetet. Qëllimi nuk u arrit. Kryeqyteti jeton me trafikun në çdo orë të ditës që shkakton vështirësi për ambulancat dhe transportin publik.
Bllokimi i korsive të dedikuara nga makinat është një pengesë e madhe për autobusët urbanë.
Shpejtësia e autobusëve është përgjysmuar nga viti 2015, deri në vitin 2019.
Ngushtimi i rrugëve, ka vështirësuar dhe ngadalësuar trafikun. Trafiku i rënduar ka shtuar konsumimin e karburantit, çmimi i të cilit është rritur së fundmi.
Pandemia zvogëloi numrin e njerëzve që lëvizin me autobusë. Një pjesë tjetër marrin makinat personale për të shmangur vonesat. Nga 48 mijë abone të prodhuara çdo muaj, shiten maksimalisht 21 mijë.
Një ndër propozimet e kryebashkiakut Veliaj për të zgjidhur krizën e transportit publik, është shtimi i korsive të dedikuara për urbanët.
Është e paqartë se ku gjendet hapësira to. E qartë është se tani për tani kryeqytetet po lëviz vetëm gjysma e autobusëve, të mbushur plot dhe të bllokuar në trafik.