Gjatë një operacioni antidrogë, policia belge ka arrestuar mbi 60 persona, ku u zbuluan 6 laboratorë të përpunimit të kokainës.
Specialistët konfirmuan se mbi 1 ton kokainë në javë përpunohej në këta laboratorë, ndërsa pas ripaketimit droga shpërndahej në pjesë të ndryshme të Europës.
Gjatë një konference për shtyp, drejtori i policisë gjyqësore të Brukselit, Eric Jakobs tha se një pjesë e madhe e të arrestuarve janë me shtetësi shqiptare, por ka edhe kolumbianë dhe shtetas belgë. Ai shtoi se kjo është një organizatë kriminale që vepronte mes Amerikës së Jugut dhe Europës, ndërsa bosët e saj janë eksponentë të Ndragheta-s italiane.
Në total u sekuestruan 1 milion euro cash, një makinë që numëronte paratë, disa dronë, 350 kg kokainë dhe 9 tonë kanabis.