Dje nga Kavaja ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se do të kandidojë për kryetar i PD-së. Pikërisht kjo deklaratë u komentua sot në emisionin ‘Breaking’ nga gazetari Frrok Çupi, i cili u shpreh se Sali Berisha është armik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas analistit, për SHBA-në, Berisha është si Bin Laden apo Saddam Hussein dhe me lëvizjet e fundit, po sfidon edhe drejtësinë.
“Berisha e ka humbur toruan prej vitesh që kur vrau kundërshtarët e tij të parë. Njësoj si Enver Hoxha që lau duart me gjak. Që kur vrau kundërshtarët e tij të parë, Azem Hajdarin, Remzi Hoxhën dhe njerëzit në Vlorë. PD tani është akoma më keq, për shkak të Sali Berishës. Mund të shërohet shumë vonë. Duhet të largohet nga skena Sali Berisha. Qoftë edhe nga kjo skena qesharake që ka marrë rrugët lart e poshtë”
“Së pari Sali Berisha po sfidon SHBA. Ai është armik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sali Berisha u bën sfidë njerëzve që ka shtypur, dhunuar. Njerëzve që u ka nxirë jetën në Shqipëri. Sfidon si të thuash ligjet dhe drejtësinë.
Drejtësia po bën gati dosjet e tij dhe ai ndërkohë bën zhurmën sfiduese ndaj kësaj atmosferë. Sali Berisha është shpallur armik i SHBA.
Është njësoj si Bin Laden, Saddam Hussein apo Gadafi .Sapo mori bombën nga SHBA, fytyra e tij ishte e shkallmuar. Është tip i çuditshëm, papritur vret njerëz, papritur ndryshon. Ai mendon se ka marrë fuqi”, tha Çupi.