osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Plas sherri në komision mes Gazment Bardhit dhe Ilir Bejtjes: Zv/ministri i kujton vrasjen në Elbasan, deputeti i kërkon të dalë jashtë

Plas sherri në komision mes Gazment Bardhit dhe Ilir Bejtjes: Zv/ministri i kujton vrasjen në Elbasan, deputeti i kërkon të dalë jashtë

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve dje është shoqëruar me debate dhe akuza mes deputetëve. Teksa në komision po diskutohej kredia prej 70 milionë euro që kërkon të marrë OSHEE nga BERZH, pati një përplasje mes zëvendësministrit të Energjisë, Ilir Bejtja dhe deputetit të PD, Gazment Bardhi.

Me tone të ashpra Bejtja akuzoi Bardhin se ishte faji i tij që një person mbeti i vdekur në Elbasan duke iu referuar vrasjes së Pjerin Xhuvanit. Nga ana tjetër Bardhi akoma edhe më i revoltuar kërkoi largimin e zëvendësministrit nga mbledhja teksa e cilësoi si hajdut ku pas një ndërprerjeje të shkurtër, mbledhja ka nisur sërish.

Po ashtu debat ka patur edhe për personat të cilët janë burgosur në pamundësi për të paguar koston e energjisë, të cilët kanë arritur deri në vetëvrasje. Bejtja u shpreh se këta persona kanë vrarë veten nga mendja dhe jo ngaqë kanë patur borxhe. Bardhi reagoi ashpër ndaj kësaj deklarate dhe i kërkoi të tërhiqte fjalët pasi po ofendonte viktima. Ndërkohë edhe në Komisionin e Ekonomisë ka patur debate të forta mes ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe deputetit të PD, Alfred Rushaj sa i përket borxhit që ujësjellësi i ka OSHEE.

Balluku tha se në total janë 11.5 miliardë lekë borxhe dhe nuk ka asnjë instrument që t’i detyrojë që të paguajnë pasi sipas saj nuk mund ta mbyllin dhe të lënë pa ujë popullsinë. Por sipas Rrushaj, rritja ka ndodhur pasi nuk është menaxhuar mirë dhe se ujësjellësit i kanë nën kontroll bashkitë. Pas kësaj Balluku tha se në Tiranë momentalisht bashkia është duke paguar jo vetëm detyrimin aktual, por edhe borxhet e lëna nga kreu i PD Lulzim Basha.

Ikin dritat në Kuvend

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë pati një shkëputje të energjisë teksa ishte duke raportuar kreu i OSHEE, Ardian Çela. Në komisionin e Ligjeve mbledhja vijoi në errësirë pasi mikrofonat punonin dhe deputetët arrinin të komunikonin me njëri-tjetrin. Kjo situatë shkaktoi ironi në radhët e deputetëve të opozitës teksa mazhoranca u shpreh se ishte një defekt teknik.

Debatet vijuan edhe përgjatë kësaj kohe në Komisionin e Ekonomisë ku sekretari i grupit parlamentar të PD-së, Arbi Agalliu po bënte një foto brenda sallës. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka kundërshtuar këtë veprim teksa i është drejtuar Agalliut të mos bënte veprime të tilla. “Kjo foto tani është qesharake, ti nuk bën foto sepse janë në funksion mikrofonat. Nuk është etike çfarë po bën.

Kemi ardhur në komision për të folur për çështje konkrete e profesionale, nëse ti ke ardhur të bësh foto, kjo është çështje tjetër. Mos ma qaj hallin e frikës, se nuk kam frikë nga fotot”, tha Balluku teksa kërkoi ndërhyrjen e kryetarit të Komisionit, Eduard Shalsi që ta ndalonte këtë veprim. Për disa momente, punimet vijuan pa energji elektrike, por më pas mbledhja iu rikthye normalitetit. Ministrja theksoi se pavarësisht krizës, çmimet për konsumatorët nuk do të rriten. Sipas saj synimi i qeverisë është balancimi mes çmimit të ulët që i jepet energjia konsumatorit si dhe çmimit të lartë që blihet. “Nuk parashikojmë që të kemi rritje të çmimeve dhe nuk është synimi ynë që të balancojmë çmimin e ulët me të cilin ia japim konsumatorit me çmimin e lartë me të cilin blihet”, tha ajo.