osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shqiptarët kontribuan në krijimin e shtetit grek

Shqiptarët kontribuan në krijimin e shtetit grek

Studiuesja Elena Kocaqi boton studimin “Shqipëria dhe fuqitë e mëdha 1817-1918”. Në fokus është roli që kanë luajtur fuqitë e mëdha në copëtimin e trojeve shqiptare. Ajo ndalet tek fuqitë që ndikuan negativisht në interesat e shqiptareve, siç është Rusia që kërkonte zgjerimin e elementit sllav në Ballkan.

Kocaqi rendit se si këto fuqi nuk morën parasysh asnjë parim kombësie, por vetëm fetar, kur ndan territoret shqiptare. Ajo shton se fuqia që ndikoi negativisht në zbatimin e territoreve shqiptare është Rusia, kur mori kultus-protektoratin mbi ortodoksit e Ballkanit në fund të shekullit XVIII.

“Unë jam munduar që përmes dokumenteve diplomatike dhe arkivore të sjell një histori të Shqipërisë me fuqitë e mëdha, të pacensuruar. Pa diskutim që perandoria ruse ka qenë e para, ku mori kultus-protektoratin mbi ortodoksit e Ballkanit, që ka pasur qëllim të zgjeronte në mënyrë artificiale elementin sllav dhe elementin ortodoks në Ballkan.

Edhe me anë të kësaj arriti të krijonte disa shtete, si është shteti grek si kundërpeshë ndaj shtetit osman, që i mbronte me anë të fesë sesa me anë të etnisë. Pavarësisht se shqiptarët ishin ata që kontribuuan në krijim e shtetit grek. Po e njëjta gjë u bë edhe në Serbi, që u krijua me insistimin rus në territoret e Shqipërisë së Veriut, po njësoj edhe në Mal të Zi, që doli në det edhe përfitoi një pjesë të territoreve të malësisë tonë”, thotë Kocaqi.

Rusia, sipas Kocaqit, u mjaftua me krijimin e këtyre shteteve dhe mbi popullsinë shqiptaro-ortodokse, por vazhdoi zgjerimin e këtyre shteteve ne trojet shqiptar gjatë viteve 1877- 1878.

“Ndikimi ka qenë i jashtëzakonshëm, se të gjitha këto janë bërë me mbështetjen ushtarake dhe politike ruse tek fuqitë e mëdha, e cila ka luftuar shumë fort, që të rrëmbejë territore shqiptare edhe t’ua jap shteteve fqinje… Aty u vendos marrja e terrorit nga Mali i Zi, një pjesë e territorit të Serbisë Qendrore edhe Jugore që është marrë po nga Vilajeti i Kosovës, apo nga territori i Shqipërisë së Veriut, ku popullsia u zhduk brenda një jave, sepse forcat serbe e çuan në drejtim të Turqisë, duke vrarë, asimiluar edhe dëbuar. Është një holokaust i vërtetë ai që ka ndodh asokohe, por që faktet historike janë të tilla, që shumë shqiptarë u drejtuan në drejtim të Turqisë vetëm se ishin myslimanë edhe jo ortodoks. Kjo është bërë nga Rusia”, shprehet ndër të tjera studiuesja Eleni Kocaqi.

Studiuesja Elena Kocaqi përfundon, duke e konsideruar këtë periudhë, si më të rëndësishmen, që ka vendosur të ardhmen politike të kombit shqiptar