osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kujtime të atyre kohëve të terratisura të Shqipërisë së Enverit

Kujtime të atyre kohëve të terratisura të Shqipërisë së Enverit

E errëta e Shqipërisë, ajo nga viti 1944 deri në vitin 1985, ruhej nga një diktator monstruoz i quajtur Enver Hoxha.

Ai u përpoq të kontrollonte se çfarë bënin dhe mendonin njerëzit, madje edhe se si visheshin apo prisnin flokët, shkruan e përditshmja “The Telegraph”.

Heshtja duket se është thyer. Këtë e kanë vërtetuar tregimet e njerëzve që kanë jetuar në dekadat e Hoxhës dhe që kanë nxjerrë në pah ndërhyrjen e tij pa mëshirë në çdo pjesëz të jetës së tyre.

Dy libra, “Mud Sweeter Than Honey” nga Margo Rejmer dhe “Free” nga Lea Ypi, reflektojnë pikërisht këto rrëfime personale të një regjimi që premtoi një të ardhme të re, por që ngeci keq në kohë.

Stalinisti i guximshëm, Hoxha, nacionalizoi ekonominë dhe promovoi shkrim-leximin. Paçka se vitet e para ishin të dobëta, ishin shpresëdhënëse.

Por kur sovjetikët u zbutën, ky ideolog asket iu drejtua Kinës. E kur kinezët flirtuan me kapitalizmin, u tërhoq pas mijëra bunkerëve që do të mbronte qytetarët nga tradhtarët lindorë dhe imperialistët perëndimorë.

Kohë kjo, kur njerëzit ishin të uritur. Por që rrallë ankoheshin. Policia sekrete ishte e kudogjendur dhe mund të të shkurtonte tre vjet liri vetëm nga dëgjimi i këngëve të Demis Roussos.

“Dhimbja dhe trauma ishin të përziera me një ndjenjë të absurdit”, shpjegon një nga të intervistuarit e Rejmer-it në përmbledhjen e saj tejet prekëse të historive gojore.

“Teksa ecnit nëpër rrugë, nuk mund të ishit i sigurt se toka ishte tokë…nuk mund të ishit i sigurt se njerëzit me të cilët folët ishin ata që pretendonin se ishin”, ka vazhduar.

Madje-madje, kur kushëriri i vet po shihte një lojë futbolli dhe komplimentoi një lojtar gjerman, për vete fitoi dy vjet burg.

Dhe kur psherëtiu për këto të dyja, iu shtuan edhe tetë të tjera.

Ngjashëm si një bashkëshort dhunues, Hoxha u tërbua kundër njerëzve të tij, por nuk pranoi t’i linte të iknin, shkruan e përditshmja britanike.

Burgu mund të dukej si shpëtim para një historie që mbyllej me vdekje për kalimin e paligjshëm të kufirit.

Në një rast, rojet lidhën kufomën e një adoleshenti që tentoi të arratisej në pjesën e pasme të një kamioni, e tërhoqën zvarrë në fshatin e tij dhe e hodhën ashtu, të përgjakur, rrëzë një peme.

Sipas “The Telegraph”, komunizmi ishte një mikromenaxher i devotshëm.

Secili qytetar kishte një “biografi” të familjes, duke paracaktuar se deri ku mund të shkonte individi.

Asokohe, shteti ndante edhe vende pune. Mbase doje të ishe mjek apo balerin, mbase kishe talent, por nëse Shqipërisë i duheshin shoferë kamionësh, ti duhet të drejtoje kamionët.

Ishte viti 1967 kur feja u ndalua. Kishat u mbyllën dhe klerikët u zmbrapsën ose u arrestuan.

Një murgeshë ka treguar se qytetarët që u kapën pas mënyrave të vjetra, u torturuan.

Një shoqe të saj, e futën në një thes me mace, të cilat e gërvishtën atë, “të çmendur nga dhimbja”, deri në vdekje.

Lea Ypi shkruan se nëse dikush thuhej se “studionte marrëdhëniet ndërkombëtare”, do të thoshte se ishte aty për tradhti.

Ajo ish shumë e re në kohën kur dëgjoi fraza të tilla për të kuptuar kuptimin e tyre të dyfishtë.

Kujtimet e saj janë një konsideratë më ambivalente e kuptimit të lirisë, siç i ka hije një shqiptareje të lindur në vitin 1979, të rritur në mjerim dhe të kushtëzuar të besojë se ky ishte vendi më i lirë në Tokë.

Çka zotëronte familja e saj ishte një kanaçe bosh me Coca-Cola, e barabartë me një orë karroce ari në Shqipërinë komuniste, e cila vendosej mbi një leckë të qëndisur.

Mirëpo, grumbullimi i mallrave perëndimore thuajse e justifikonte paranojën e Hoxhës. Ai ishte i shqetësuar se barazia nuk mund të konkurronte me kapitalizmin. Dhe ka rezultuar se kishte të drejtë.

Në vitin 1981, kryeministri dhe miku i Hoxhës për dekada, Mehmet Shehu, u gjet i vdekur: vrasje apo vetëvrasje, ishte e njëjta gjë.

Djali i Shehut i ka treguar Rejmer-it se babai i tij ishte i shqetësuar se pa ndihmën kineze, Shqipëria do të bëhej “një fermë feudale” dhe për këtë çast dyshimi, familja Shehu u fut në burg.

Hoxha ia besoi trashëgiminë e tij një komunisti më të pastër.

Kur blloku lindor u shkatërrua, Shqipëria e vetmuar zbuloi se sa e varur moralisht ishte nga Bashkimi Sovjetik.

Pas rënies së Murit të Berlinit, regjimi u zvarrit edhe pak: mësuesit e Ypit ende këmbëngulnin se Shqipëria ishte shpresa e fundit e madhe.

Por me ëndrrën socialiste, qartësisht jashtë mundësive, sistemi u shemb.

Liria nënkuptonte demokraci, privatizim, varfëri dhe luftë civile, dallon “The Telegraph”.

Shkrimtarja shqiptare ka kujtuar se ishte strukur në dhomën e saj të gjumit, duke dëgjuar kallashnikov.

“Kur liria erdhi, shqiptarët ishin si fëmijë që nuk dinin se çfarë ishte përgjegjësia”, i ka thënë një grua Rejmer-it,

Me sa u duk, komunizmi ishte çuditërisht antisocial.

Për shkak se individi u mbështet për gjithçka te shteti, “mentaliteti komunist u bashkua me ideologjinë neoliberale” sepse sistemi i ri u tha shqiptarëve që të kujdesen për numrin një në pritjen e asaj që do të ofronte tregu.

Çka ndodhi në praktikë ishte shfrytëzimi, pushimet masive nga puna dhe ikja jashtë vendit.

Shqiptarët që dikur konsideroheshin si refugjatë dhe të mirëpritur gjerësisht, befas u dërguan në shtëpi.

Të bllokuar pas një perde të hekurt me dokumente dhe viza të refuzuara, nisi të dalë në skenën e jetës përdhunimi dhe prostitucioni, së bashku me jetimoret.

Ypi pati fatin të udhëtonte jashtë vendit për të studiuar filozofi, duke u premtuar prindërve të saj se nuk do ta prekte marksizmin. Ama, sot ajo jep mësim Marksizëm në Shkollën Ekonomike të Londrës.

Në një intervistë të kohëve të fundit, ajo ka treguar se kur komunizmi ra, i privoi njerëzit nga disa ide të dobishme, si solidariteti dhe kërkimi i lirisë që është më shumë sesa thjesht zotërimi i gjërave.

Një murgeshë i ka thënë Rejmer-it se ndonëse jo çdo shqiptar i sotëm shkon në kishë, me rëndësi është që mbart të drejtën e zgjedhjes.

Dhe kjo liri e zgjedhjes, me të gjitha të metat e Shqipërisë moderne, është pa diskutim, “e bukur”.

Një tjetër murgeshë ka thënë se “është e vështirë të besohet se vetëm disa dekada më parë, regjimi mund të torturonte një grua të re, ta gjymtonte, ta vriste dhe ta shpërfytyronte…thjesht sepse ajo besonte në Zot”.

Kurse sot, “të rinjtë janë të lirë, por edhe të dobët”, dekadentë.

Kjo sepse “në të kaluarën, ata duhej të ishin të fortë në mënyrë që të vdisnin me dinjitet”, ka veçuar ajo.

Edhe pse kohët e vështira nxjerrin njerëz të mrekullueshëm, askush nuk do t’ia dëshironte asnjë shoqërie, kohë si ajo e Hoxhës.

Prandaj, sugjeron e përditshmja, këta dy libra janë mjaft të mirë dhe mjaft të rëndësishëm për t’u shtuar në kurrikulën e historisë.

Fundja, duhet të dihet se të jetoje në realitetin konkret të komunizmit ishte ta urreje atë.(Albanianpost.com)