Nga Arbër Kastrioti
Pjesa e parë
Salia i Viçidolit po i troket kapitullimi nga pushteti – Shifni se si ka shkumzue se unë e pruna demokracinë, unë, unë, unë e askush e mandej i iku gjaku nga rrashta e kresë – shpejt do të shkoji te Enveri i tij
Sali sadrazemi i shërbeu komunizmit dhe mega-pasurisë të familjes tij!
Saliu sapo mori postin e instaluem nga projekti i Ramiz Alisë, të kryetarit të Partisë Demokratike, pasi i dha shtymën Hazëm Hajdarit i premtoi popullit e në veçanti asaj pjese të madhe të sapo dalun prej burgjeve dhe kantiereve të internimit se do ta zhgulte e burgoste autorët e gjenocidit komunist e pallavra tjera. Por ky soj surrogati qesharak dhe tragjik për fatet e asaj pjese të nëpëkambun nga padrejtsia jo vetëm që i mashtroi, porse i përkrahu dhe inkurajoi klasën terroriste enveriste-sllave-turke. Ky soj gangsteri nuk afroi e nuk u dha pushtet edhe sot pas 21 vjetësh demokradhi asnjë postë klasës tashmë të re intelektuale të familjeve të përsekutueme, por afroi vetëm njerëz me biografi të dyshimtë komuniste. Veni re o lexues se ky soj renegati mashtrues emnoi njerëz me poste të pamerituem, që shumica e tyne pasi e kanë vjelë mirë e mirë i kanë ik prej strofullës tij të Viçidolit dhe e kanë pshty në surrat dhe numrue të gjitha ligsinta, intrigat dhe shpirtligsinë dhe urrejtjen e tij ndaj shqiptarve të përsekutuem dhe ndaj shqiptarve me besim katolik sikurse Haxhi Qamili, Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia,…… E ka shndrrue partinë dhe qeverinë sikur të ishte plaçkë lufte e fituem në beteja gjaku. Plaku me lëkurë të rrudhun nga mosha e ligsia e tij e pashoqe ndaj vlera kombtare e njerzore i janë avitë koha e të menduarit për pleqninë e ngrysun.
Sali Berisha është trashëgimtari më luajal i diktatorve komunist. Partia Socialiste dhe në tansi e majta shqiptare nuk ka me i ardhë ma kryeministër dhe lider ma të mirë për ta sepse nuk i ka cënue biografitë terroriste dhe grabitjet e shumta prej 20 vjetësh. Lideri i PD-ës, Sali Ram e Sheqere Berisha kishte mjaft pushtetë si në presidencë dhe dy herë rradhazi kryeministër me mandat 6 vjet, dhe nga 5 vjetë dy herë për të ndryshuar realitetin komunist. Ky njeri drejtoi partine, presidencën dhe qeverinë sipas tipareve bajraktare e tipike enveriste-sllavo-otomane. Ky i paskrupullt instaloi përreth pallatit – shpellë, Institutin e Frikës në gjithë Shqipninë nëpërmjet mijra e mijra shqiptarë të rrjetit të merimangave spiun tropojas. Me pabesi e me kollare në qafë ka ekzekutue një listë të gjatë personalitetesh shqiptar tash 21 vjet e fundit, që ashtë akuza ndaj Sali Berishës për një dënim kapital sikurse e modelit të shokve të tij shpirtnor Sadam Huseini, Muamar Gadafit, Sllobodan Millosheviçi…..
Duke parë kohën dhe pushtetin që i dhuroi mega-pasuri të padukëshme familjare, fare mirë mund të quhet një kopje e re Enver Hoxha i dytë me dimensione neo-komuniste ,,demokratike,,.
Sali sadrazemi në oxhak të Viçidolit mendon fundin e mbretnisë dhe të arkivolit tij;
Mbreti i PD-ës dhe njeriu më me pushtetë në Shqipëri si dhë një nga më mega miliarderët e Ballkanit dhe të Europës, Sali Ram e Sheqere Berisha po i troket të rrathët e rrudhave, dera e Shtëpisë së Azilit të Pleqve në Tiranë dhe arkivoli i Viçidolit në Tropojë.
Disa herë shëndeti i tij me keqardhje ,,për të keqen,, e Shqipnisë është kërcënuar sapo ka ardhë nga Franca apo dhe herë tjera që nuk informohet populli. Mosha 70 vjeçat, nga ku shpejt e nga kali do të bie prej këllqeve të dekalcifikuem, pamvarsishtë nga pallavrat e Sali Ram e Sheqeres që ka konkuruar me notë në detin Adriatik me shokun Mao Ce Dun, që kaloi gjërësinë e lumit Jance 6 km me lehtësi e ja paska kaluar edhe në verën e vitit 2011 me një shëndet robusto sipas deklarimeve tija të publikueme në media. Por për të kontestue vetveten pati një alivanosje deri në çmenduri gjendja e trunit kur po mbante përvjetorin e PD-es kundër vetvetes, komunizmit pas garës me shokun Mao Ce Dun. Shkuma dhe rrahja e gjoksit në përvjetorin e PD-ës në shkurt të 2012 ja eksplodoi diagnozën Sali Rahmë Sheqeres. Urgjentisht u dërgue në repartin e reanimacionit (urgjencës). D.m.th. garën me shokun Mao Ce Dun e ka humbë.
Ky sulm mbi zemër e tru e bani Sali Ram e Sheqere që të ulet te oxhaku me gruen Lirije e të mendoji për Azilin e Pleqve, por edhe të papriturat nga ndonjë insufiçencë kardiake, hemoragji cerebrale apo ndoshta ndonjë aksident nëpër Franca, si dhe për tabutin që e pret me padurim……Unë nuk i dëshiroj asnjë të keqe Sali Ram e Sheqeres e askujt në botë vdekje të llahtarshme, përposë që ja uroj një gjyq të rreptë penal para se të gjëndet në tabut!
Plaku i Tropojës me hambare të mbushura me margaritarë, diamanta të dhuruar nga kalifët, sulltanët e sheikët arab dhe tonelata valutë të piramidave të 1997 ka kohë që mendon aty te oxhaku me Lirijen se si e qysh të gjeji një rojtar qen besnik, për t’i siguruar që kjo mega-pasuri Sali Pashë Tropoje ta trashëgoji vajza me të birin në breza të ardhshme sikurse familja e Enver Hoxhës. Në Shqipëri e kudo në botë, mega-pasuritë trashëgohen vetëm nga njerëz të pushtetshëm e të fuqishëm, me rojtar kodosha e kurvarë, hajduta e terrorista. E kjo familja e Sali Pashë – Sadrazemit – Sali Ram e Sheqere ja ka besuar dy pasuritë e tij si familjen dhe mega-pasuritë e tij djaloshit të ri, bukuroshi e shumë mafioz e të pashpirtë – vetëm një djaloshit nga Veriu i Shqipërisë, nga Drenica e Kosovës, të quejtur efendi xhonturku Lulzim Xhelal Basha.