Pallati i Kulturës “Aleksandër Moisiu” në Kavajë është trazuar pasi një qytetar kërkonte llogari nga kryeministri Edi Rama për të bijën, por hasi në kundërshtinë e të pranishmëve të tjerë.
Qytetari mori mikrofonin gjatë takimit të ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët e Kavajës dhe tha se kishte shtatë vite pa e parë vajzën e tij me sy, por të pranishmit e tjerë e kërkuan t’i merrnin mikrofonin.
Teksa ka akuzuar Edi Ramën se për shkak të tij nuk kishte parë vajzën për 7 vite me radhë, duke tentuar të tregojë se si blihet vota, padashje ka zbuluar se ka qënë në një burg të sigurisë së lartë në Itali, me persona të rrezikshëm.
Militanti është shprehur se Rama i ka dërguar një zonjë të lartë në burgun ku po vuante dënimin për të konfirmuar votën e familjes së tij në Shqipëri në zgjedhje për PS.
Teksa po tregonte këtë rast, salla ka reaguar fort, në fillim duke i ndërprerë fjalën dhe mos e lënë ta çojë deri në fund mendimin, dhe më pas i ka rrëmbyer mikrofonin duke e zhdukur dorë më dorë.
Ai ka reaguar deke deklaruar se keta qe po i presin fjalen dhe i moren mikrofonin jane te derguarit e Rames per te prishur “foltoren”.
Berisha është munduar ti qetësojë, duke i thënë të sapodalit nga burgu se i kishte mbajtur shënim të gjitha.
Pjesë nga biseda:
Qytetari: Edvin Rama kam 7 vite që nuk e shikoj vajzën time me sy, që kur ka qenë 13 vjeçe. Një vit pa i dëgjuar zërin.
Ku është Edi Rama në këtë çast? Në këto raste? Në Itali erdhi dhe më pyeti një zonjë, me kë je me Ramën apo Berishën? Dhe unë përgjigjen ia dhashë…
Asistentja e Berishës: Ju lutem, lëreni ta përfundojë
Qytetari: O doktor…
Asistentja e Berishës: Ok, ok…Ju lutem mikrofonin…