Disa ditë më parë një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e showbizz-it por jo vetëm. Në sheshin e xhirimeve aktori i njohur ka vrarë kineasten dhe ka plagosur rigjisorin e filmit.
Situata “e pangushëllueshme” në të cilën u përfshi Alec Baldwin ka bërë që aktori të heqë dorë nga projektet e tjera. Burime për People bëjnë me dije se tani për tani, Alec ka pezulluar çdo lloj projekti dhe i duhet të marrë kohë për t’u fokusuar tek vetja.
Sipas burimit të afërt me aktorin, tërheqja nga vëmendja e publikut është mënyra që ai zgjedh për të përballuar vështirësitë.
“Kjo që ndodhi s’ka ngushëllim. Kështu i përballon ai kohët e vështira. Sa herë i ndodh diçka e keqe, ai largohet nga sytë e publikut.”
Thuhet se pas tragjedisë për orë me radhë aktori ka shfaqur shenja histerizmi, trishtimi dhe shoku në një mënyrë që s’mund ta ngushëlloje.
Kineastja Halyna Hutchins ndërroi jetë pasi Baldëin e qëlloi në krahëror gjatë xhirimeve për filmin “Rust”. Ndërkohë, përveç mesazheve ngushëlluese prej Hollywood-it dhe të gjithë atyre që kishin punuar me të ndjerën, është hapur një llogari GoFundMe ku deri tani janë mbledhur rreth $172000.